Kohët e fundit Fjolla Morina paralajmëroi ndjekësit e saj për një këngë të re që do i dedikohej ish-partnerit të saj të ndjerë. Ditën e djeshme ajo e ka publikuar klipin me titullin “Si ta pranoj” në bashkëpunim me këngëtarin Valon Bytyqin.

Në videoklip Fjolla shfaqet e veshur e gjitha me të zeza dhe vajton për personin e zemrës që ka ndërruar jetë. Gjithë dhimbjen që ajo ndjen për këtë humbje e ka kthyer në këngë.

Në pjesën e fundit të videos këngëtarja shkon tek varri dhe vajton për humbjen e tij.

Rikujtojmë se rreth dy vite më parë, u përfol se Fjolla ka qenë në një marrëdhënie me personin që humbi jetën si pasojë e një atentati në Sukth.

Në këtë atentat mbeti i vdekur edhe Ervin Dalipaj, ish shefi i Krimit Ekonomik në Tiranë. Ngjarja ndodhi më 25 prill të vitit 2017, dhe duket se kënga ka ardhur pikërisht në këtë datë.   

Ndërkohë, Fjolla asnjëherë nuk e ka zbuluar identitetin e ish të dashurit, por në klip teksa shkon tek varri i tij, shfaqet vetëm emri, Juxhin.