Ndoshta ju duket çuditshme dhe s’ju ka shkruar ndonjëherë në mendje ta bëni por kjo 34-vjeçare sapo ja doli ta bënte realitet. E zhgënjyer nga historitë e saj të dashurisë Linda Doktar u martua me veten e saj. Ajo respektoi të gjitha rregullat e një martese; me dëshmitar, dekor ambienti fustan të bardhë, buqetën me lule madje bëri edhe betimet. Gjithçka ndodhi para një pasqyre, në një ceremoni të thjeshtë intime në plazh dhe ftoi vetëm 3 miqtë e saj më të ngushtë.
Frika ka zhgënjimi apo edhe nga divorci shtyn shumë vajza të reja të qëndrojë beqare, të mos martohen. Kështu që kjo vajzë nga Australia pasi përjetoi një histori të dhimbshme dashurie, mori vendimin e çuditshëm të martohet me vetveten.
Daily Mail shkruan se këtë lloj martese Doktar ua këshillon edhe vajzave të tjera që kanë kaluar një eksperiencë si e saja.
“Unë mendova se kjo ishte një mënyrë kaq e bukur për të simbolizuar dashurinë dhe vetëvlerësimin. Besoj se lidhja më e rëndësishme që mund të kem ndonjëherë është me veten time.”,- ka treguar Linda.
Kjo Linda duket sikur ka lujt menc dhe doktori nen INFLUENCEN e droges
Përgjigju