TIRANE- Është kthyer nga Afganistani kontingjentit ‘Eagle 4’, i pari kontigjent shqiptar që kryente aksione të terren. Pjesë e këtij kontigjenti ishte dhe dëshmori i Atdheut Feti Vogli, i cili sot duhet të kthehej së bashku me kolegët e tij. Ai humbi jetën gjatë një sulmi në Kandahar, nga persona të veshur si policë afganë, më 20 shkurt të vitit 2012.
Bashkë me kapiten Voglin mbeti i plagosur edhe nëntetari Aleksandër Peci, i cili 6 muaj më pas është rikuperuar dhe ndodhet sot në aeroportin “Nënë Tereza” për të pritur shokët e tij. Kontingjenti “Eagle 4” u atashua pranë Komandës së Forcave Speciale Amerikane dhe drejtohej nga Nënkolonel Behar Mara. Ky kontigjent është në përbërje të komandës së forcave italiane në Herat dhe drejtohej nga Nënkolonel Arben Kingji.
“Eagle 4” ishte kontigjenti i 10-të paqeruajtës, të cilit iu bashkuan edhe 5 efektivë të Policisë së Shtetit, të gjithë pjesë e kontigjentit OMLT 2, të ekipit trajnues të policisë afgane.
Për të pritur kontigjentin të mbërritur në aeroportin e Rinasit pak pas orës 15:15 marrin pjesë drejtuesit kryesor të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, përfaqësues nga ambasada Amerikane në Tiranë, gjeneralë dhe ushtarakë të lartë të FA, familjarë dhe të afërm të paqeruajtësve, mes tyre edhe nëntetar Peci.
(ar/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

në atdhe, mungon Feti Vogli">