TIRANE - Në kuadër të projekteve të “Vitit të Teknologjisë”, Eagle Mobile bën të mundur që meloditë më të njohura lirike të viseve dhe trevave shqiptare, të mbledhura ndër vite në odeonin “Këngët e lirisë së Shqipërisë” (1912-2012), të risillen në vëmendjen e të gjithë shqiptarëve.

Siç njofton një komunikaë për shtyp e kompanisë, të gjithë abonentët Eagle kanë mundësinë që të shkarkojnw nga www.eaglezone.al dhe www.ringozone.al, nën kategorinë klasike, melodinë e tyre të preferuar, duke filluar nga Hymni Kombëtar, Për Mëmëdhenë, O Popull Luftëtar, Kënga e “Ali Pashë Tepelenës”, Melodia e “Valles së burrave të Kukësit” etj. Të gjithë shqiptarët mund të ndajnë me njëri-tjetrin melodinë dhe këngën e tyre të preferuar si dhe mund t’i përdorin ato si zile të telefonit të tyre celular.

Eagle Mobile në bashkëpunim me akademikun Vasil S. Tole, ideatori i këtij projekti, kanë bërë të mundur shndërrimin dhe përdorimin si “ringtone muzikore”, të melodive të këngëve më të njohura dhe më të bukura (qytetare patriotike dhe ato popullore), të cilat prej dhjetëra vitesh qëndrojnë në ndërgjegjen historike të shqiptarëve si tipar i spikatur i identitetit kulturor dhe historik.

Të pranishëm në ceremoninë e prezantimit të albumit “Këngët e lirisë së Shqipërisë” (1912-2012) ishin Nëndrejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom dhe Eagle Mobile, z. Orkunt Yozgat dhe ideatori i këtij projekti, Akademiku Vasil S. Tole.

Sipas Toles, një aktivitet i tillë është i pari i këtij lloji në Shqipëri. "Kjo trashëgimi kulturore muzikore e paraqitur në këtë formë do të sjellë, një ripopullarizim të saj mes nesh në prag të 100-vjetorit të Pavarësisë", tha akademiku.

(im/shqiptarja.com)