LIBERI - Disa njerëz të armatosur kanë sulmuar një qendër shëndetësore në Monrovia, në kryeqytetin e Liberisë, ku po kuroheshin pacientë me sëmundjen Ebola.
Kjo ka bërë që 29 të sëmurë të arratisen, duke rritur akoma më shumë rrezikun e përhapjes së kësaj epidemie.
Sipas njoftimit zyrtar dhe dëshmitarëve sulmi është kryer gjatë mbrëmjes, ku keqbërësit kanë shpërthyer dyert dhe më pas kanë sulmuar pacientët.
Liberia është një ndër vendet e Afrikës Perëndimore, e prekur më shumë nga kjo epidemi, me 413 të vdekur deri më tani.
Pas kësaj ngjarje rreziku për përhapjen e epidemisë është akoma më alarmant dhe shkencëtarët paralajmërojnë se ajo do të vazhdojë dhe në muajt e ardhshëm.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com