SHBA- Një infermiere që kujdesej për pacientët me Ebola në Sierra Leone po lufton me shtetin amerikan të Maine mbi të drejtën e mosqëndrimit në karantinë kundër vullnetit të saj. Në një rast të kthimit të punëtorëve shëndetësorë amerikanë, Kaci Hickox kërcënoi se do të largohet nga shtëpia e saj që sot, nëse shteti nuk heq kufizimet.
Në të njëjtën linjë është edhe presidenti amerikan Barack Obama, i cili ka kritikuar disa herë izolimin e detyruar të njerëzve që sipas tij janë heronj amerikanë. Edhe Samanta Power, ambasadore e Kombeve të Bashkuara pritet të japë një reagim të fortë në takimin e sotshëm me zyrtarët europianë në Bruksel.
Pak ditë më parë, ajo ka vizituar vendet më të prekura, Guine, Sierra Leone dhe Liberi për të treguar mbështetjen e SHBA. Një mjek i infektuar i kthyer në Neë-York javën e kaluar nga Guinea ndezi një debat të madh në SHBA mbi politikat e izolimit për njerëzit që kthehen nga Afrika Perëndimore.
Kalifornia u bë shteti i fundit, pas New-York dhe New-Jersey-t që vendosi rregulla të ashpra mbi njerëzit që kthehen nga rajonet e prekura me Ebola, vendime të cilat janë në kundërshtim me udhëzimet federale të SHBA, të cilat bëjnë thirrje për monitorim aktiv, por jo vënien në karantinë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com