Kreu i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon, ka bërë një tjetër apel emergjent për donacione në luftimin e virusit Ebola, pasi OKB zotëron më pak fonde nga ç’kërkohen për këtë rast.
 
Shefi i OKB-së tha se nga Fondi i Mirëbesimit prej 1 miliardë dollarësh që lançoi në shtator, ka mundur të sigurojë vetëm 20 milion dollarë deri më tani. Ai i bashkohet zërit të liderëve botërore në përpjekjet globale për parandalimin e përhapjes së epidemisë së Ebolas më tej.
 
Donatorët kanë dhënë deri më tani rreth 400 milion dollarë për OKB-në dhe organziatat e bamirësisë, të cilat që po luftojnë përhapjen e virusit në të gjitha vendet e prekura.
 
Ban Ki Moon bën thirrje për rritjen e këtij fondi, nga vendet që kanë kapacitet, që të ndihmojnë në paraprirjen e një krize globale të Ebolas, e cila shfaq çdo ditë sfida të reja. Thirrje të njëjta janë bërë gjatë ditëve të kaluara nga Presdienti Amerikan, Barack Obama, Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Kamerun dhe Presidenti i Bankës Botërore, Jim Yong Kim. 

Ky virus, deri më tani, ka vrarë më shumë se 4,500 njerëz, shumica në Liberi, Guine dhe Sierra Leone. Ndër vendet që kanë kontribuar në fondin e mirëbesimit të lançuar nga OKB ka paguar vetëm Kolumbia, duke dhënë 100 mijë dollarë.
 
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)