Ish-guvernatori i California-s, po i jepte biçikletës mbi shinat e tramvajit, në momentin kur ai u pikas nga një polic i kryeqendrës së Bavarisë.
Ai e ndaloi menjëherë 69-vjeçarin e "The Terminator" për t'i komunikuar atij shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor.
Schwarzenegger i ka kërkuar falje policit, ndërsa është justifikuar se kaloi mbi shinat e tramit, për shkak të problemeve me këmbën.
Por duket se, për t'i shpëtuar gjobës, Arnold Schwarzenegger preferoi të bënte një foto 'selfie' me policin gjerman, Stefan Schmitt. Ky i fundit, pas këtij momenti, e lejoi aktorin e madh të vijonte normalisht udhëtimin me biçikletë.
Arnold Schwarzenegger ndodhet në Gjermani për te festuar festën tradicionale gjermane, "October Fest". Një ditë më parë ai ishte në "Allianz Arena" ku ndoqi nga afër ndeshjen Bayern Munchen - Koln, duke mos fshehur edhe emocionet në prani të 75 mijë spektatorëve të ekipit bavarez.