Pas suksesit të këngës “Nizma”, këngëtarja Anjeza Branka shumë shpejtë do të lansojë klipin e ri në prag të fundvitit.

Këtë e ka lajmëruar vetë këngëtarja nga rrjetet sociale, ku përmes disa fotografive të realizuar gjatë xhirimeve të videoklipit, Anjeza ka provokuar me veshjen e saj, madje duket se nuk ka veshur fare të brendshme.

Madje ka publikuar edhe disa foto ku ajo nxjerrë në pah edhe këmbët e saj seksi duke zgjuar kështu kurreshtje se si do të jenë pjesët e tjera të klipit.

Me një trup në superformë, look ekstravagant Anjeza u ka kujtuar fansave të saj se ajo vazhdon të bëjë hite dhe vazhdon të jetë në superformë.

Këngëtarja seksi prej ditësh ka lajmëruar këtë projekt të saj muzikor i cili pritet të finalizohet nga Max Production.

anjeza branka

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print 

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)