Edhe foshnjat e ndjenë tërmetin...Metoda e kangurit që hodhi pas tmerrin në maternitetin 'Koço Gliozheni' (VIDEO)

TIRANË - Një situatë e frikshme është përjetuar në maternitetin "Koço Gliozheni" në Tiranë në momentin e tërmetit të 26 nëntorit, ku veç lëkundjeve të forta, për pak sekonda kanë ikur edhe dritat duke e bërë edhe më të tmerrshme përjetimin. Dy nga infermieret që kanë qenë pranë bebe treguan në emisionin "Pa Gjurmë" në Report Tv, se edhe foshnjat e kanë ndjerë tërmetin, pasi atë ditë kanë qarë më shumë se çdo herë tjetër.

"Bebat atë natë kanë qenë të gjithë të axhituar, qanin më shumë se herët e tjera. kur ndodhi tërmeti, thamë e paskan ndjerë", u shpreh Daniela Bushi, infermiere.

Sapo kanë kaluar panikun e lëkundjeve, infermierit kanë shkuar menjëherë pranë bebeve ku disa prej tyre kishin dalë nga inkubatori.

"Ishte e tmerrshme, aparaturat u çakorduan, inkubatorët u kthyen nga lëvizja. Ishte frika për bebet. Mezi kemi mbledhur veten. shyqyr zotit bebat ishin shumë mirë, kemi beba nga 600 gramë deri në 3 kilogramë. Shumë pak i kishim jashtë inkubatorit, disa i pamë jashtë të kthyer, dhe u tmerruam", thotë Fatjona Malo, infermiere në maternitetin "Koço Gliozheni".

Më tej vëmendja e tyre është përqendruar tek nënat, për t'i qetësuar ato.

"Nënat ishin shumë të shqetësuara, që pas orës 3 e deri vonë kanë qenë afër bebeve të tyre. Ishte një situatë shumë e pasigurt që askush nuk e dinte se cfarë mund të ndodhte.  Përvec se duhet të qetësonim veten ishin edhe gratë që sapo kishin lindur që duhej ti qetësonim. kishim edhe ankthin e familjarëve tanë", kujtojnë infermieret.

Në maternitetin Koço Gliozheni , stafi mendoi që bebet t'i lë pranë nënave, por edhe baballarëve që erdhën menjëherë pas tërmetit. Kontakti trup më trup përmes metodës së kangurit, ka qetësuar gjithçka.

VIDEO/Emisioni i plotë Pa Gjurmë - Tërmeti, situata post-traumatike

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

A do votojë diaspora? Krashi në 'Repolitix': Patjetë që do bëhet! Pano Soko: PD-PS nuk kanë vullnetin ta zbatojnë! Daci: Përfiton vetëm mazhoranca

A do votojë diaspora? Krashi në 'Repolitix': Patjetë që do bëhet! Pano Soko: PD-PS nuk kanë vullnetin ta zbatojnë! Daci: Përfiton vetëm mazhoranca