Edhe gazetari i mirënjohur Arbër Hitaj bashkohet me Report Tv, gati për sfida të reja  

Gazetari i mirënjohur Arbër Hitaj do të bashkohet me televizionin  Report Tv. Protagonisti i emisioneve televizive dhe debateve politike në pozicionin e analistit, me një eskperiencë profesionale shumë të gjatë, Arbër Hitaj  do të bashkohet me stafin e Report Tv për të drejtuar bashkë me Migena Sotirin emisionin e pasdites ''Studio Live''.   

Emisioni do të transmetohet nga e hëna deri të premten nga ora 17.00 deri në 20.00. Cdo ditë tri orë analiza, debate pro dhe kundër mbi temat e ditës, lajme dhe intervista mbi aktualitet politike, sociale dhe ekonomike. Brenda "Studio Live" do të ketë mes të tjerash pikërisht një rubrikë mbi ekonominë e vendit me analistin dhe eskpertin Fatos Çoçoli, ndërkohë që të hënën dhe të premten, nga ora 18.00 deri në 19.00 Studio Live  do t'ja kalojë linjën kolegëve Lorenc Vangjeli dhe Denis Minga per ''Kontrast'', emisioni më i ri informativ në programacionin e Report Tv. 

''Pas bashkimit me Report Tv të gazetarit dhe analistit Lorenc Vangjeli, pak javë përpara, edhe ardhjen e Arber Hitajt unë e konsideroj nje rikthim në shtëpi'' komenton Carlo Bollino, themelues dhe botues i Report Tv. ''Me Arber Hitajn kemi punuar shumë vite bashkë dhe pas një shkëputje për të bërë eskperienca të tjera profesionale shumë të rëndësishme, sot edhe ai ribashkohet me ne, dhe me projektin e Report Tv që tashmë është bërë një nga televizionet më të besueshme dhe më të rëndësishme të vendit''.  

Sipas Carlo Bollinos ''viti 2022, me kalimin në seli dhe studio të reja, do të jetë një hap shumë i rëndësishëm për rritjen e Report Tv dhe një nga projektet që kam, siç edhe e kam deklaruar më përpara, është që gjithë këta gazetarë profesionistë që unë i kam njohur dhe i kam ''formuar'' që nga vitet '90, do të ribashkohemi për të bërë bashkë me Report Tv një Akademi të gazetarisë profesionale. Mediat shqiptare janë shumë, por tani ka ardhur momenti për të rritur jo vetëm numrin,  por edhe cilësinë e tyre, dhe cilësia realizohet vetëm nëpërmjet një trajnimi të gazetarëve të siguruar nga kolegë me ekperiencë të gjatë dhe shumë të kualifikuar''. 

''Vendi po kalon një tjetër fazë tranzicioni politik, ekonomik dhe social, dhe në keto kushte edhe informacioni, dhe roli kritik i tij, merr një rëndësi të veçantë. Ja pse edhe stafi i Report Tv duhet të përgatitet për shumë sfida të reja që na presin'' perfundon Carlo Bollino. 

xy/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë