Spektakli i përvitshëm i Dyqanit të Kafshëve ‘Taipei’ nisi me shfaqjen e qenve të veshur me veshjet në ngjyrat kombëtare të skuadrave të tyre të preferuara. Gjatë ceremonisë hapëse në Taiwan, pronarët e kafshëve që merrnin pjesë në këtë konkurs thanë se për organizimin e këtij viti ishin frymëzuar nga turneu i kampionatit botëror të futbollit.
Një prej pjesmarrësve, Chi Wei, tha se e kishte veshur qenushen e tij me ngjyrat braziliane pasi ndonëse ai nuk mundi të ishte ne finale, për të ishte skuadra që kishte mbështetur gjithnjë dhe nuk dëshironte ta tradhëtonte.
Në këtë aktivitet morën pjesë më shumë se 500 qenushë dhe në vitin e 17-të të zhvillimit të tij, sipas organizatorëve pritej të kishte më shumë se 150 mijë spektatorë.
Një tjetër pjesmarrës i cili ka sjellë në konkurs të shtatë qenushët e tij shprehet se arsyeja përse atij i pëlqente të merrte pjesë në shfaqje ishte për shkak se i pëlqente të dizenjonte veshje të veçanta për këlyshët e tij, për t’i bërë ata të dalloheshin mes qindra të tjerëve.
Ndonëse shfaqja nuk është e limituar vetëm për qen, vitin e fundit është vënë re se ka patur një ulje të konsiderueshme të maceve pjesmarrëse. Dyqani i kafshëve që organizon këtë konkurs duke mbledhur të gjithë dashamirësit e kafshëve, reklamon gjithashtu dhe shumë produkte për përkujdesjen e kafshëve shtëpiake.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO