Edhe kështu shërohet atdheu!

Edhe kështu shërohet atdheu!

Ti nxitove sot të gjeje hapur para orës një të drekës furrën e bukës apo marketin e ushqimeve, ndërsa ata përpiqeshin të zbusnin dhimbjet e plagës që ka pushtuar qytetin. Personalisht u ndjeva krenar kur familja përmetare Milo më kërkoi ndihmën modeste.

Bashkë me patriotët e mi që financuan dhe përgatitën gjithçka, shpalosëm sot në kryeqytet banderolën e madhe të mirënjohjes në shenjë sensibilizimi dhe respekti për doktorët, infermierët, sanitarët dhe gjithë mjekësinë shqiptare që na është përkushtuar të gjithëve 24 orë. Sapo kaloni mbikalimin në afërsi të "Pallatit me Shigjeta" në drejtim të Kombinatit do u shfaqet billboardi gjigand ku do lexoni:

Zemrën falja DASHURISË,

Mushkëritë besoja MJEKËSISË!

Respekt për bluzat e bardha

Me kontribute të tilla dhe duke ndenjur të gjithë në shtëpi do ua bëjmë më të lehtë punën mjekëve dhe do e shërojmë sa më shpejt Shqipërinë!

Banderola e shpalosur në Tiranë

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or tej: 21/03/2020 22:55

    Shume bukur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë