Edhe në 2023-shin, kemi ende punë me Saliun

Edhe në 2023-shin, kemi ende punë me Saliun

Ish kryeministri, Sali Berisha

Teksa ka hyrë viti i ri, shqiptarët që hapin ende televizorin i pret e vjetra. Sali Berisha ishte protagonisti kryesor tek programi i Klanit natën e 31 dhjetorit. Foli aty se cilën fëmijë do më shumë, kur e ka dhënë puthjen e parë dhe si e thërret nusja e dytë e djalit të vetëm. Asgjë me interes, jo për faj të Saliut, por të televizioneve që mbajnë një licencë kombëtare në mungesë të një investimi për një programacion festiv për çdo familje shqiptare.

Sigurisht, një mendje e sëmurë pas parave dhe që ka gisht në gatimin e kësaj çorbë pyet: “A të bëmë ty ta shihje? Kaq ishte misioni ynë”.

Por në fakt, pyetjet nuk i duhen drejtuar teleshikuesit, por te ftuarit. Se që të gjithë i neverisin këto emisionet Showbiz me pleq, nuk do as mend e as kalem. Por fjala bie, kush ka interes sesi e thërrasin Saliun në shtëpi? Miti i tij ra qëkurse e bëri njësh me asfaltin një budalla dhe tashmë nuk e shohim më si njeriun që ha krudo me kostum në kuzhinën e tij, por të moshurarin që me tuta ulet para pjatës së groshës dhe shkon në tualet 5 herë në ditë.

Duket qesharake, por kjo është jeta e çdo shqiptari në 30 vitet e fundit. Vetëm tutat bëjnë diferencën se ka dhe që rrijnë ende me pizhama fanellatë. Falë Saliut.

Ky vit padyshim do të jetë më i mirë se ai që shkoi, por edhe më i vështirë. Sepse Saliu është ende nëpër këmbë dhe të kërkonte veç vulën e PD ku ta gjesh. Por kërkon edhe të vejë njerëzit e tij në çdo bashki të mundshme.

I vetmi shqiptar i shpallur non-grata nga Amerika dhe Britania e Madhe, vijon të bëjë si shejtan budalla në ekran.

Më tepër për faj të ekranit.

Televizioni që i krihte bishtin s’e pyeti gjallë në botë për gjyqin e Parisit që e ka nisur dy vite më parë. “Ore, në çfarë faze është ai gjyqi yt me sekretarin Antony Blinken?”. Të paktën këtë pyetje, se vetëm Saliun që s’e pyesin kurrë për më tepër. Se ku i gjen lekët? Me çfarë e pagon gjyqin,? Me çfarë i pagoi foltoret qytet më qytet. Me çfarë e pagoi “Kuvendin” tek Air Albania? Me çfarë i paguan ata badigardët me flokët me xhel që s’ishin aty kur duheshin? Me çfare lekësh do t’ia pagojë fushatën Bardh Spahisë, Luçiano Boçit dhe Belind Këlliçit?

Hall i madh që edhe ky vit i ri na gjen me të njëjtat pyetje si 32 vite më parë!

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eduard: 03/01/2023 15:32

    Përgëzime për botimin dhe kurajon. Ke shkruar sikur të na kishe lexuar mendjen. “Shqipëria në Rrezik”, për të qeshur dhe për të qarë! Komunistët Berisha dhe Meta janë Rreziku i vërtetë(edhe budallenjtë që i shkojnë pas). Pa hequr qafe këta keq do i kemi punët.Shqipëria ka nevojë për një mendësi të Re,për të rinjë të ditur, të qytetëruar dhe të pa gallavitur me të shkuarën komuniste,fal Zotit i kemi me shumicë.ZotinaRuajtPrejBerishës,Metës dhe Budallenjve që i shkojnë pas.

    Përgjigju
  • Ari: 03/01/2023 13:15

    Shume pune vertet,po ca zero kunder duhen se behet si ne komunizem pastaj!!!!

    Përgjigju
  • Shkelzen: 03/01/2023 04:25

    Kaq bukur e ke shkruar Ardit Rada sa ska. Media jone or mik i sherben vetem krimit dhe parave , i sherben nongrates, eshte kunder amerikes, eshte kunder demokracise reale. Ja kjo eshte media jone. Bashke me salen ne duhet te hedhim ne kosh te plehrave dhe keto lloj televizonesh qe e ftojne per intervista me qellim qe ta riciklojne kriminelin dhe hajdutin berisha. Turp i madh sillen sikur sala nuk eshte persona non-grate.

    Përgjigju
  • Topi: 03/01/2023 00:19

    Domosdo. Rilindja e organizuar kriminale neokomuniste "ka pune me Saliun". Jo me korrupsionin shtetkapes. Varferine. Degjenerimin shoqeror, apo babezine rampalliste. Ndoshta do hyni ne Guinness si vendi i pare ne bote ku forma e qeverisjes eshte organizate kriminale.

    Përgjigju
  • Xen gërdeci: 02/01/2023 23:09

    O njerëz ç'hall na ka zënë akoma duhet të merremi: Me të dërguarin e posaçëm të Ramis Alisë për të bërë demokracinë në Shqipëri (përfaqësuesi më i devotshëm i Katovicës). Akoma do merremi me arkitektin dhe themeluesin e firmave piramidale. Akoma do merremi me atë që shpalli luftën ndër shqiptare veri jug. Akoma do merremi me atë që nga kjo luftë e inicuar organizuar e menaxhuar prej tij u vranë mbi 4000 shqiptarë. Akoma do merremi me atë që të gjithë ata që dolën për demokraci e Shqipëria si Europa i përjashtoi,dhunoi,denigroi dhe në fund në botën e përtejme i çoi. Akoma do merremi me atë që për pjellë e tij Shkëlzen mori 26 jetë e qindra të plagosur në Gërdec. Akoma do merremi me atë që për kolltuku e tij kryeministror më 21 janar mori 4 jetë të pafajshme. Akoma do merremi me atë që për bythën e tij shiti UÇK.kosovën,furnizoi makinerinë vrastare të Sërbisë ndaj shqiptarve të Kosovës e më gjërë me naftë në thyerje të embargos të okb-së,shiti detin,vodhi klubin partizani,shiti ulzën,Shkopeti,Bistricën,bëri Shqipërinë bathore e Tiranën shurrtore,turp,turp,turp ... Njerëz fatkeqsia e ka emrin Sali Berisha .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja