Edhe OBSH kritikon BE-në për vaksinat: Ne duhet të bëjmë shumë dhe duhet ta bëjmë së bashku

Edhe OBSH kritikon BE-në për vaksinat: Ne duhet të bëjmë shumë dhe duhet ta bëjmë së bashku

NJë moment vaksinimi

Pas kritikave të shumta nga Ballkani Perëndimor por edhe nga disa prej vendeve anëtare edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk është e kënaqur me sjelljen e Bashkimit Evropian për vaksinat.

Pas vendimit të BE-së për bllokimin e  transportit të vaksinave për në Mbretërinë e Bashkuar të cilat si rrugë kalimi kishin Irlandën e Veriut, nënkryetarja e OBSH-së Mariangela Simao tha se ishte një trend shumë shqetësues.

Bashkimi Evropian po kontrollon transportin e vaksinave COVID të prodhuara në union pas një shqetësimi madhor për mungesat e saj. I ashtuquajturi mekanizëm i transparencës u jep vendeve të BE kompetenca për të mohuar autorizimin për eksportet e vaksinave nëse kompania që i bën ato nuk ka respektuar kontratat ekzistuese me BE.

Kontrollet do të prekin rreth 100 vende të botës përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, Kanada, Australi etj.

Më herët shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se nacionalizmi i vaksinave mund të çojë në një shërim të zgjatur. Duke folur në Axhendën Davos, një version virtual i samitit global, ai tha se grumbullimi i vaksinave do të mbajë djegien e pandemisë dhe rigjenerimin e ngadaltë të ekonomisë globale, përveç se është një dështim moral katastrofik”që mund të zgjerojë më tej pabarazinë globale.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë