'Edhe peshqit vajtojnë'/ Rrëfimet e peshkatarëve në Puglia: Si po 'zbrazet' (nga dora e njeriut) deti Adriatik! /VIDEO

"Edhe peshqit vajtojnë" është një dokumentar nga MedReAct në bashkëpunim me Adriatic Recovery Project, i transmetuar në Report Tv.

Dokumentari, tregon përmes intervistave dhe filmimeve të kryera me peshkatarë të Puglias në Itali, transformimet e detit Adriatik. Një det që deri disa dekada më parë ruajti një pasuri të madhe në biodiversitet dhe që sot e gjen veten të varfëruar dhe të sëmurë. Nje histori që prek edhe peshakatarët shqiptarë.

Për të treguar këtë shëmbëlltyrë janë protagonistët e saj: Ata që kanë jetuar dhe dashuruar nga deti, peshkatarët që përjetojnë krizën e peshkimit nga ana e tyre, hulumtuesit që vërejnë ndryshimet me shqetësim, aktivistë dhe zyrtarë të parqeve dhe rezervave, të cilët kryejnë veprime mbrojtëse.

Kjo histori e detit ndahet në kapituj të shënjuar nga prania dhe shfaqjet e jashtëzakonshme të Dario Muci, këngëtari dhe hulumtuesi etno-musik, dhe Rachele Andrioli, një nga zërat më të bukur në Mesdhe. 

Adriatiku është deti më i shfrytëzuar në botë. Dekadat e fundit burimet e janë pakësuar ndjeshëm.

Dokumentari ndërtohet mbi rrëfime peshkatarësh, të cilët tregojnë se si përmes peshkimit artizanal mund të hidhnin vetëm 500 metra rrjetë dhe të kapnin sasi të mëdha peshqish. jo ndodhte deri në vitet '80-'90, ndërsa në kohët e sotme nuk mund të peshkohet as 20 % e sasisë së mëparshme.

"Sot as 2 km nuk mjaftojnë", - thonë peshkatarët. Më parë në peshkimin me barka, ato mbusheshin plot, ndërsa sot mënyrat e reja të peshkimit, me mjete të reja motorike, po e shkatërrojnë detin dhe po zhdukin llojet e peshqve.

"Të ndalemi ose deti do të kthehet në liqen. Deti ndryshon siç ndryshojmë ne ", tregojnë ata.

Konsideruar si pjesa kryesore e ekonomisë në Manfredonia, qytet në krahinën e Puglias, tashmë peshkimi është në ditët e tij më të këqija. Deti po zbrazet!

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fahrriu: 25/03/2019 23:00

    Qelbësira!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj