KLP me rezerva, por Prokurori i Përgjithshëm i jep 'ok' planit të KLGJ për Hartën e re Gjyqësore

KLP me rezerva, por Prokurori i Përgjithshëm i jep 'ok' planit të KLGJ për Hartën e re Gjyqësore

Në kohën kur KLP ka shprehur rezerva për planin e KLGJ për ulje të numrit të gjykatave në vend që praktikisht do të uljen edhe numrin e prokurorive të rretheve, Prokurori i Përgjithshëm ka shprehur dakordësinë për këtë plan.

Lajmin e ka dhënë vetë KLGJ përmes një njoftimi që ka dhënë për takimin që kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Naureda Llagami, ka zhvilluar me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela.

"Gjatë këtij takimi, të dy titullarët e institucioneve diskutuan për çështje të rëndësisë së përbashkët, mbarëvajtjen e sistemit gjyqësor, dhe më veçanërisht mbi propozimin e hartuar nga grupi ndër-institucional i punës për miratimin e hartës së re gjyqësore. Projekti i hartës së re gjyqësore, i dërguar tashmë pranë Ministrinë e Drejtësisë, afekton edhe punën dhe veprimtarinë e zyrave të prokurorisë. 

Në njohje të plotë të situatës dhe humbjeve të burimeve njerëzore si në gjykata dhe në prokuroritë e të gjithë vendit, Prokurori i Përgjithshëm shprehu dakordësinë e tij në parim për miratimin dhe zbatimin e këtij dokumenti dhe kjo në funksion të rritjes eficencës dhe kapaciteteve njerëzore në sistemin gjyqësor dhe atë prokuroria", thuhet në njoftimin e KLGJ.

 


Lajmi kryesor:

Propozimi i KLGJ, Report Tv siguron dokumentin: Shkrihen 10 gjykata, vetëm një ‘Apel’ në Tiranë! Fjalën e fundit e thotë KLGJ


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

 Bashkia e Vlorës zhvendos tregun e gjësë së gjallë, tregtarët bëjnë rezistencë: S’vjen njeri të blejë kaposhë në Nartë se është larg

Bashkia e Vlorës zhvendos tregun e gjësë së gjallë, tregtarët bëjnë rezistencë: S’vjen njeri të blejë kaposhë në Nartë se është larg