Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka i ftuar mbrëmjen e së hënës në A1Report në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” ka sqaruar të vërtetën duke pranuar për herë të parë fotomontazhin që kishte bërë vite më parë me foton Arben Imamit.

Në valën e sulmeve dhe akuzave ndaj Ramës si të lidhur me krimin edhe pse sipas tij, nuk e ka parë me armë në dorë, drejtuesi i emisionit, Ilir Babaramo e nxit duke e pyetur se “Në fakt e vetmja foto me kallash është e Arben Imamit në Gjirokastër”.

Por Paloka shprehet se “Në fakt atë e kam sajuar unë dhe këtë ia kam thënë edhe Arben Imamit, por kjo s’ka rëndësi, pasi është histori tjetër. Ajo duket që është fotomontazh, nuk e di pse e hëngrën atëherë që ishte e vërtetë po meqë e hëngrën edhe ne e lamë” deklaroi Paloka.

Po në një foto tjetër më vitin 1997, Imami së bashku me Neritan Cekën, dy drejtuesit e PAD në atë kohë dallohen të armatosur me Kallashnikov mbi tank, por Paloka ka mohuar që të jetëedhe autoi i kësaj fotoje.

Biseda e në emisionin "5 Pyetjet nga Babaramo"
Ilir Babaramo: Provë me kallash në dorë kemi vetëm Arben Imamin, fotografi në Gjirokastër.
 
Edi Paloka: Atë fotografi në fakt e kam sajuar unë, ja kam thënë dhe Ben Imamit po kjo s’ka rëndësi është histori tjetër.
 
Ilir Babaramo: Edhe këtë e thatë zoti Paloka që e keni bërë ju fotomontazh?
 
Edi Paloka: Ajo duket që është fotomontazh, nuk e di pse e hëngrën atëherë që ishte e vërtetë po meqë e hëngrën edhe ne e lamë.
 
Ilir Babaramo: Ka dhe foto që është mbi tank.
 
Edi Paloka: Mbi tank nuk e di po atë që ka me kapuç kështu, ajo është fotomontazh.

arben imami fotomontazh

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)