Edi Rama: Do të tërheq padinë për shpifje kundër Ramush Haradinajt

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se do të tërheqë padinë për shpifje kundër ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj. "Shpifja akt i ulët, është bërë kaq normale, aq më tepër në një botë si kjo e jonë, njerëzit edhe mund të habiten cke një padi për shpifje. Unë kam 22 padi për shpifje që ta dini, kjo padi që kam bërë këtu për Ramushin ka bërë më shumë zhurmë sepse është e pazakonshme.

Nuk janë bërë publike, dëshiroj që të kem mundësinë që djalit tim të voglit, t'ia lë një rrufe fletësh që ti ketë dhe që ta ndihmojë të kuptojë për të shpjeguar dhe interpretuar lajmet e pafundme që do të ndeshë kur të hyj në 'Google' dhe të shkruaj 'Edi Rama im atë'. Dhe ku do të lexoj një monstër dhe ku mund ta ketë apo mos ta ketë mundësinë të më pyesë vetë, se jetës nuk i dihet. Kjo është arsyeja pse kam 22 gjyqe. Në ratin konkret cfarë duhet të bëj unë, nuk është shpifje e zakonshme. Mitologjia e pazarit të territorit është një ndytësi, ku historia do të tregojë si një hapësirë debati u transformua në një arenë ku disa shqiptarë u përpoqën që të vrasin disa shqiptarë.

Ramushit i kam kërkuar takim si të gjithë të tjerëve për ta vizituar në selinë e tij apo në shtëpinë e tij, ku ta dëshironte dhe si paditës, që shkon te i padituri, besoj që nuk ishte ai që ulej duke më hapur derën, për më tepër do të doja të diskutoja edhe me të për këtë cështje që është shumë më e madhe se unë apo Ramushi, Thaçi apo Veseli, pasi implikimet e kësaj historie mund të jenë marramendëse për Kosovën.

E kam njoftuar se nuk do të bëja dalje për mediat në çdo takim, por do mbaj një konferencë ku do ta tërheq padinë, jo se është e vogël për mua, por është shumë më e madhe ajo sot duhet të na bashkojë të gjithë. Nuk e di cfarë roli ka tërheqja e padisë në raportet mes nesh. Përsa më takon hiq atë pjesë, gjithcka tjetër është pa problem. Me apo pa padi apo pa shpifje, Ramushi për mua nuk është kryeministri, politikani, por një prej figurave historike. Padia do të tërhiqet edhe zyrtarisht dhe kjo është e gjitha" tha ai.


Lajmi kryesor:

Akuzat për krime lufte, Rama: S'jam avokat i Thaçit e Veselit! Shqipëria, jo kujdestare e Kosovës! Moment kritik, të lëmë inatet dhe të bashkohemi, tërheq padinë kundër Haradinajt


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja