Edi Rama: Jo President
me gjysëm-Kuvendi

Kryetari i PS-së, Edi Rama deklaroi mbrëmë në "A show" se konsensusi mes palëve të shumicës në pushtet për të gjetur një emër për kreun e ri të shtetit, nuk është konsensus, ndërsa pjesa tjetër, pra opozita është jashtë procesit.

Si i shihni deklaratat e Kryeministrit Berisha?
Sot u ankua se po i kërkoj një kafe dhe mu duk si teze nazemadhe nga ato që bëjnë sikur i zë halli madh, bëhet fjalë për një dialog që është shumë i rëndësishëm për të mishëruar një vullnet politik që i duhet vendit në funksion të disa zgjidhjeve të rëndësishme në funksion të disa ëështjeve që lidhet e ardhmja jonë evropiane, statusi i kandidati, nëse do e humbim për të tretin vit radhazi rrezikojmë që vitin e ardhshëm të gjendemi në kushte të vështira sepse Europa e vitit të ardhshëm mund të jetë më pak e prirur për tu marrë me ne.

Është thënë dhe spekuluar për procesin. Kryeministri ka mbledhur të vetët thuhet se janë diskutuar edhe emrat, ju e njihni këtë dhjetëshe emrash? Çfarë analizash keni bërë?
Nuk kam dijeni për emra konkretë, së dyti, besoj se për momentin kemi gjysmën e parlamentit që ka ndërruar një proces brenda vetes, por nuk është një proces që nënkupton konsensus për sa kohë që gjysma tjetër është jashtë këtij procesi.

Akuza e Berishës që zoti Rama është i prirur për bllokim? Pse nuk lëshoni ju?
Kudo flitet për një qeveri që lëshon nuk flitet për një opozitë, kompromisi dhe konsensusi janë virtytet të qeverive që vendosin interesin e vendit mbi interesin e tyre kur vendi është në nevojë për kompromise dhe konsensuse.

E njihni mirë kundërshtarin tuaj politik, skenari që ju i tremebeni më shumë?
Besoj që nëse i referohemi dhëmbve dhe dhëmballëve që ka si rregull një njeri e njoh mirë, nëse ka një dhëmballë të fshehur mbase nuk e njoh mirë, skenari më i trishtë që të mos arrinim të jepnim provën që na kërkohet. Lajtmotivi i miqve dhe partnerëve ndërkombëarë është: Na ndihmoni t'ju ndihmojmë. Ne të jemi në gjendje t'ju japim provën që ne meritojmë të ndihmohemi, meritojmë të mos bëhemi gazi më i madh i votës duke hyrë në proceset e vendeve të ish perandorisë komuniste si i vetmi vend që mbeti 3 herë rresht. Si vendi që i'u dogj e nuk duhet t'i bëhet shkrumb afati për të përmbyllur reformën parlamentare të heqim imunitetin e t’i japim vendit një president, ku Shqipëria ka nevojë të japë një provë maturie dhe kur kombi ynë ka nevojë që tek Shqipëria, Tirana zyrtare, dhe gjithë ky proces të gjejë rrezatimin e të ardhmes evropiane të të gjithë shqiptarëve.

Nuk do i realizojë tre kërkesat e tjera të opozitës, ëfarë do të bëni?
Opozita do vazhdojë t'i artikulojë kërkesat, janë kërkesa ndaj Shqipërisë të gjithë familjes evropiane ku duam të hyjmë dhe të vet SHBA si miku dhe aleati ynë më i madh, kërkesat e qytetarëve shqiptarë që duan një parlament që të jetë shpirti i kulturës demokratike dhe i bashkëjetesës qytetare mes përfaqësuesve të vet që duan dhe meritojnë deputet dhe zyrtarë të zgjedhur që të jenë të barabaratë përpara ligjit dhe pa imuntiet, që duan një President për të cilin sot ka një lëvizje pozitive në drejtimin që ne kemi kërkuar prej shumë kohësh për momentin është lëvizje gjysmë bosh brenda përbrenda parlamentit.

Ju keni katër tradhëtar që bëjnë lojë të dyfishtë? Mund të gjendeni i rrezikur kur skenari i krizës të shkojë sipas një mënyrë te caktuar?
Jemi në një proces ku edhe gabojmë edhe mësojmë kjo vlen për mjedisin shqiptar në tërësi për të gjitha fushat ku po ecet drejt kapërcimit të një epoke që e lamë pas, dhe mbërritje së një epoke të re funksionimi të gjërave. Kjo vlen edhe për PS, e cila ka virtytin e madhe të të qenit një familje politike ku ka mendime ndryshe ka edhe rivalitete por ka gjithmonë e më shumë sens përgjegjësie, dhe po ashtu një dëshirë për ti kthyer këto rivalitete për t'i kthyer këto mendime të ndryshme, këto burime energjish të gjithanshme në një energji në funskion të një force politike që është e angazhuar dhe e gatshme për një rilindje shqiptare që do e realizojmë me mbështetjen e shumicës së shqitarëve që pa asnjë dyshim do të na japim në zgjedhjet e ardhshme të drejtën që të qeverisim për të shmangur rënin e lirë në një tatëpjetë dhe për të filluar ngjitjen drejt Shqipërisë evropine.

Ndjesia juaj për 100 vjetorin e Pavarësisë. Do të donit që të bëhej ndryshe si festim?
Nuk është ndjeshmëria e popullit apo e qytetarëve, e cila ka munguar dhe ka krijuar boshkllëk, është paaftësia dhe injoranca e atyre që sot qeverisin Shqipërinë për të konceptuar një 100 vjetor drejt të cilit të shkohet përmes aktesh që ngrenë në piedestalin e vëmendjes së publikut vlerat e një historie 100-vjeëare, figurat e kësaj historie dhe padyshim edhe për të organziuar evente të cilat krijojnë kushte për një rritje të pjesëmrarjes shpirtërore të njerëzve në këtë 100 vjetor. Porositen ato fjalime, unike që porositen monumente që nuk dihen ku do të vihen, bëhen konkurse qesharake, nuk dihet pse bëhen, dihet që dështojnë. Çfarë kemi sot? Asgjë. Fjalët i merr era, të nesërmen fjalë të tjera, pastaj vazhdojmë me rrushin, me shegët, hidorcentralet. Ndërkohë e vetmja gjë që ralisht do të ishte një kontribut i klasës politike do të ishe që me ngirjten e flamurit shqipëria të kishte nëj stauts të ri në BE. Edhe ky po kërcënohet e ëfarë do të themi ditën e 28 nëntorit? Do të kemi pak për të thënë dhe nuk do të kishim ku të futeshim sikur të ngjallej e të na shihte Ismail Qemali, Gjergj Fishta, Qemal Stafa, ata që ëndërruan një Shqipëri që sot ne nuk e kemi sepse nuk kemi ditur ta bëjmë, dhe që do të duhet të presin ende gjatë për ta parë të realizuar.

Ku qëndron Ilir Meta?
Komshi me ty në Gjirin e Lalzit.
Por unë nuk i ha ngjalën, se si i thonin dikur një ngjalë të vogël e dredh bishtin gjithë jetën.
Jemi në një tjetër televizion, ngjala është fantazia e një pronari të një tjetër televizioni.

Mund të jetë një zëdhënës i mazhorancës për të vendosur lidhjet, ka marrëdhënie që mund të zhvillohet më tej, ka shans të ndërtohet një e ardhme?
Besoj se është shumë e rëndësishme që publiku ta ketë të qartë një gjë. Ka pasur shumë fantazira, hamendje, analiza lidhur me ëfarë mund të sjellë ky komunikim i ri. Ilir Meta është pjesë e qeverisë në kuptimin e shumicës që qeveris, është një nga palët e një koalicioni me të cilin ne jemi ballë për ballë. E dyta në kushtet e sotme, kur ne prej kohësh kërkojmë të hapet një proces, të ketë një dialog, komunikim vullnet të palëve për të ndarë interesin kombëtar, atë ëka është interesi i qytetarëve, atë që është interesi i Shqipërisë në rrugëtimin në BE, beteja që shoqëron një betejë, në mënyrë që asnjëherë kjo e dyta, të mos e mjegullojë deri në dëmtim e shkatërrim të parën. Në këtë proces, kryetari i LSI-së, po luan një rol dhe unë e ëmoj rolin që ai po luan në këtë moment. Mos të ëmojmë kundërshtarin kur ai luan një rol pozitiv.

Ka një frikë në Kosovë, se ndoshta ju nuk i doni?
E kam bërë deklaratën e dashurisë, sepse unë nuk hyj për ata që patriotizimin e konsiderojnë një mënyrë për t'i rënë gjoksit ëfarë kanë bërë, në të parën deklaratë të shkruar në një konferencë ndërkombëtare në vitin 1991 ku bashkë me Artur Zhejin, Ibrahim Rugovën, Arbër Xhaferrin, në Itali, kemi kërkuar dhe firmosur të parin dokument të shkruar për pavarësinë e Kosovës. Në një mjedis ku organizatorët ishin partia radikale transnacioanle e Marko Panelës. E dyta, dhe besoj mjafton për të mos u shtyrë më tej janë përdorur instrumente komunikimi në të gjitha drejtimet për të pikturuar PS pastaj edhe mua si kryetari i saj si nëj forcë, që i shërben interesave greke, që simpatizon e flirton me Serbët, ka një të vërtetë historike, PS është e vetmja forcë politike në shqipëri që për asnëj moment nga themelimi i saj e deri më sot nuk është lëkundur kur ka qenë në pyetje interesi kombëtar, është fakt që kanë qenë qeveritë e PS që kanë mbështetur UÇK që në zanafillën e vet.
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave