Edi Rama kërkon largimin e
ministrave të PD: Misioni mbaroi

Edi Rama kërkon largimin e<br />ministrave të PD: Misioni mbaroi
Edi Rama ju kërkon ministrave teknikë të Partisë Demokratike të largohen nga qeveria, pasi misioni i tyre ka përfunduar.

Në pamundësi ligjore për t’i shkarkuar, Rama iu kërkoi drejtpërdrejt dhe në mënyrë të qartë 6 ministrave dhe zëvendëskryeministres demokrate të dorëhiqen. 

“Unë nuk jam zotuar që do i shkarkoj, por kam thënë që do largohen. Pres të largohen, sepse nuk kanë më arsye që të qëndrojnë.

Misioni i tyre ka mbaruar me sukses të plotë dhe pres që të largohen
”, u shpreh Rama. 

Gjashtë ministrat teknik të PD dhe zv/kryeministrja vijojnë të qëndrojnë në detyrë edhe pse kanë kaluar 3 javë nga zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Pse Rama s'i shkarkon dot ministrat?
Kryeministri nuk mund t’i shkarkojë aktualisht ministrat e PD-së, pasi për këtë duhet fillimisht që Bujar Nishani të firmosë dekrtet e shkarkimit.

Edhe nëse kjo ndodh, duhet që në periudhën e shpërndarë, Ilir Meta të thërrasë Kuvendin si dhe të sigurohen 71 vota për shkarkimin, vota të cilat Edi Rama nuk i ka i vetëm. 

Ndaj dhe, në kushtet kur prezenca e ministrave të PD në kabinetin "Rama" po kthehet në një puç teknik ndaj qeverisë, dorëheqja e tyre do ishte akt dinjiteti

Ministrat teknikë të PD
Dritan Demiraj ministër i Brendshëm, Helga Vukaj te Financat, Mirela Karabina te Arsimi, Xhulieta Kërtusha te Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arben Beqiri te Shëndetësia, Gazmend Bardhi i Drejtësisë si dhe zv/kryeministrja Ledina Mandija u emëruan në kabinetin "Rama" pas marrëveshjes që Kryeministri arriti në 18 maj me kryetarin e PD, Lulzim Basha.

Si rrjedhojë e këtij pakti, detyrë e ministrave ishte mbarëvajtja e procesit të zgjedhjeve të 25 qershorit.

Por edhe pse zgjedhjet kanë tre javë që kanë përfunduar, ministrat e PD qëndrojnë ende në detyrë, nxjerrin urdhra si dhe firmosin tenderë duke shkuar deri edhe në paralizimin e punës së qeverisë siç ishte bllokimi i VKM-së për blerjen e energjisë.  

Në mungesë të dorëheqjes së tyre, ata do qëndrojnë në detyrë deri në shtator, kur edhe të bëjë betimin kabineti i ri "Rama2".

Ministrat
Zv/kryeministër - Ledina Mandia

Minister i Brendshem - Dritan Demiraj

Minister i Financave - Helga Vukaj

Minister Drejtësie - Gazmend Bardhi

Minister i Arsimit dhe Sportit - Mirela Karabino

Minister i Shëndetësisë - Arben Beqiri

Minister i Mirëqenies Sociale - Xhuljeta Kërtusha.

"Lista e zezë", Rama: S'do ketë proces administrativ
Gjatë një komunikimi me gazetarët pas kthimit nga Samiti i Triestes, Rama tha sot se nuk do të ketë asnjë proces administrativ për “listën e zezë” të publikuar në faqen e tij, për të cilët tha se nuk kishte asnjë akuzë personale, por paralajmëroi gjithë administratën se një ferr ligjor pret gjithë abuzuesit. 

Kryeministri tha se opozita e vërtetë e qeverisjes së tij nuk do të jetë ajo parlamentare, por armiqtë e tij do të jenë abuzuesit brenda administratës.

Kryeministri Edi Rama sqaroi edhe një herë se listën me 101 emra nuk e ka hatuar ai, por ndjekësit e tij në fb të cilët kanë denoncuar aty zyrtarët e korruptuar.

Më tej Rama tha që… “Ne po ndërtojmë një mekanizëm ferri për të gjithë ata që paguhen nga taksat e shqiptarëve dhe në vend që tu shërbejnë, i grabisin ose i poshtërojnë”.

“Nuk ka asnjë listë të publikuar nga unë. Nuk ekziston.

Emrat që janë publikuar në atë përmbledhje janë pjesë e një raporti të bërë nga skuadra e Shënimeve në mënyrë mekanike për ndjekësit e postimeve në faqen time.

Është vetëm përmbledhja besnike e komenteve të bëra në të njëjtën faqe.

Gjithë këtë peshë që realisht nuk e ka, ia keni dhënë ju dhe ata që duan të bëjnë politikë opozitare.

Përsa më takon kjo është e gjitha dokrra. Lulet mos më prek nuk do të preken fare, sepse nuk kanë parë gjë akoma.

Ne po ndërtojmë një mekanizëm ferri për të gjithë ata që paguhen nga taksat e shqiptarëve dhe në vend që tu shërbejnë, i grabisin ose i poshtërojnë.

Ky mekanizëm do të jetë ligjor, demokratik dhe transparent.

Ne në katër vitet e ardhshme opozita janë parazitët në zyrat e shtetit. Opozita në Parlament ka punën e saj
” –tha Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

“Galaktikët” gati për sezonin e ri, Yamal-Mbappe gati për të marrë skenën

“Galaktikët” gati për sezonin e ri, Yamal-Mbappe gati për të marrë skenën