Edicioni i 17-të/ Mbërrin në Tiranë Festivali Ndërkombëtar Operistik 'Marie Kraja'

Edicioni i 17-të/ Mbërrin në Tiranë Festivali Ndërkombëtar Operistik 'Marie Kraja'

Mbërrin në edicionin e 17-të, Festivali Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja” . Festivali organizohet me regji të Pali Kukes, të cilit i ishte besuar ky festival edhe 20 vjet më parë. Festivali “Marie Kraja vjen me pjesëmarrjen e 15 konkurentëve nga vende të ndryshme të botës si: Itali, Spanjë, Rusi, Ukrainë, Turqi, Kinë, Kore, Shqipëri, Francë dhe Greqi. Në këtë edicion do të vijnë edhe dy të ftuar special; tenori me famë botërore Murat Karahan dhe virtuosi i violinës, fituesin e disa çmimeve ndërkombëtare Elvin Hoxha.

Festivali “Marie Kraja” do të mbahet në tre netë, në datën 18 prill të gjithë konkurentët do të këndojnë përpara jurisë dhe me pas në datat 19 dhe 20 priil do të këndojnë përballë publikut, në Qendrën Kulturore të Katedrales Orthodhokse. Juria e festivalit të 17-të është e përbërë nga personalitete të artit operistik dhe drejtorët e disa prej operave më të mëdha në botë. Një repertor me ariet më të bukura dhe këngët legjendë të vendeve do të jenë pjesë e programit të festivalit.’ pohojnë organizatorët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja