Edicioni i 77-të i 'Golden Globe'/ Triumfojnë 'Chernobyl', aktori më i mirë 'Joker' dhe Zellweger

Edicioni i 77-të i ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Golden Globe”, e cila është një paralajmërim edhe për atë që do të ndodhë me "OSCAR", ka dhuruar surpriza dhe emocione. Renee Zellweger, Joaquin Phoenix dhe Brad Pitt ishin yjet e mbrëmjes gala së drejtuar nga komediani Ricky Gervais. Joaquin Phoenix (Joker) u shpall aktori më i mirë në një film dramë, Renee Zellweger aktorja më e mirë. "Chernobyl" u shpall seriali më i mirë.

Filmi për Luftën e Parë Botërore, “1917” ka fituar çmimin kryesor për dramën, ndërsa filmi i regjisorit, Quentin Tarantino, “Once Upon a Time… in Hollywood” fitoi tre çmime. Tarantino fitoi çmimin për skenarin më të mirë, Brad Pitt fitoi çmim për rolin e tij dytësor në filmin, “Once Upon a Time… in Hollywood”.  “The Irishman” me regji të Martin Scorsese nuk ka arritur në fitojë në asnjërën kategori.

Lista e çmimeve
Performanca më e mirë nga një aktor në një seri televizive 
Ramy Youssef


Performanca më e mirë nga një aktore në një seri televizive 
Phoebe Waller-Bridge

Performanca më e mirë nga një aktor në një seri televizive - Drama
Brian Cox

Performanca më e mirë nga një aktore në një seri televizive - Drama
Olivia Colman

Aktori më i mirë, Dramë
Joaquin Phoenix, Joker

Aktorja më e mirë, Dramë
Renee Zellweger, Judy


Seriali më i mirë dramatik
"Succession" 


Seriali më i mirë
Chernobyl

Seriali më i mirë televiziv - muzikor ose komedi
Fleabag

Filmi më i mirë dramatik
1917

Filmi më i mirë muzikor-komedi
Once Upon A Time In Hollywood

Aktori më i mirë mbështetës
Brad Pitt-Once Upon A Time In Hollywood

Aktorja më e mirë mbështetëse
Laura Dern, Marriage Story

Aktorja më e mirë për muzikal-komedi
Awkwafina, The Farewell

Aktori më i mirë për muzikal-komedi
Taron Egerton, Rocketman

Muzika më e mirë në film
Hildur Guðnadóttir-Joker 

Aktori më i mirë për filmat me seri të limituar
Russell Crowe

Regjisori më i mirë
Sam Mendes ("1917")

Filmi më i mirë i huaj
"Parasite"

Skenari më i mirë
Quentin Tarantino ("Once Upon a Time in Hollywood") - WINNER

Kënga më e mirë origjinale
"(I'm Gonna) Love Me Again" ("Rocketman")

Kompozimi më i mirë
Hildur Guðnadóttir ("Joker")

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Incidenti në këshillin bashkiak të Tiranës, Meta: Nga sot Partia e Lirisë është në gjendje lufte me Veliajn

Incidenti në këshillin bashkiak të Tiranës, Meta: Nga sot Partia e Lirisë është në gjendje lufte me Veliajn