LEZHE- Edicioni i katërt i koncertit “Klasikët n’Lissus” në Lezhë riktheu në skenë talentet e reja të muzikës klasike.
Violinistet e shkollës “Besëlidhja”, Melisa Figuri dhe Reina Gazulli, interpretuan për publikun, të shoqëruara në piano nga mësuesja Synjona Paplekaj.
Programi artistik përfshiu vepra nga kompozitorë të njohur botërorë si Antonio Vivaldi, Oskar Rieding, Fritz Kreisler, George Frideric Handel, Felix Mendelssohn dhe Henryk Wieniawski, duke krijuar një atmosferë të veçantë për publikun.
Për violinistet e reja, publiku lezhjan tashmë është i familjarizuar me muzikën klasike, ndërsa emocionet e kësaj performance dhe duartrokitjet e marra shërbejnë si një motivim i fortë për rrugëtimin e tyre artistik.
“Klasikët n’Lissus” është kthyer tashmë në një skenë të rëndësishme për promovimin e talenteve dhe zhvillimin e jetës kulturore në qytetin e Lezhës.
Komente










