Erë ka fry gjithmonë, por jo si tani.
Edhe shi ka rënë, por jo kaq shumë.
Tërmetet kaherë kanë shkundur, por jo kaq rëndë.
S'po merr vesh qeni të zonë.
O Zot ç'e ka gjet.
Flokët po i bien.
Barku po i fryhet.
Pasqyra e kërcënon.
Malin s'e ngjit dot.
Vilë s'mund të blejë.
Pushime nëpër ishuj, harroje.
Pardje ja çpuan biçikletën.
Sot ja vodhën kuletën.
Nesër do e rrahin.
Pasnesër do e vrasin.
Punën e do, por,
Ndërtimet po i bëjnë indianët.
Fasonat, turqit.
Peshkun po e zënë egjiptianët
Kuzhiniera janë filipinët.
Puntorë krahu bangladeshët.
Shtëpitë i pastrojnë vjetnamezet.
Bebet i mbajnë filipinet.
Thashethemet i thur Sigurimi.
Pseudonimet i sajojnë spiunat.
Dosjet i hapin burokratët.
Komunizmin ja mbrojnë demokratët.
Bixhozi ja zbrazi xhepat.
Filmat s'e tërheqin.
Librat e lodhin.
Diabeti i fut frikën.
Mushkëria s'i mbushet.
Gjaku s'i rrjedh.
Komshiu poshtë i bën zhurmë.
Ai poshtë, aheng.
Tjetri lart, i çan dru në dysheme.
Kasapi i jep vetëm kocka dhe dhjamra.
Katunarja i hedh ujë qumështit.
Frutat, si kashtë.
Kosi, si llastik.
Dhalli tepër i bardhë.
Zarzavatet, të shijshme për t'u vjellë.
Mishi i mirë vetëm kur e pështyn pasi e ka përtyp.
Pijet kanë brenda një sekret kozmik.
Kolla s'i ndahet.
Teshtima, gjithashtu.
Shiu e lag.
I ftohti e ngordh.
I nxehti pas pak do e vrasi.
Do të hajë byrek, por mielli është sërb.
Do të pijë birrë, por birra është greke.
Do të hajë fruta, por janë të modifikuara.
Do të pijë qumësht, por lopa ka ngrënë bar të helmatisur.
Do të hajë mjaltë, por bletët janë arratisur në drejtim të paditur.
Do me vrapu, por s'ka fuqi.
Do me shfry qurrat, por s'ka shami.
Do me ik, por s'di se ku.
Do me ardh, por derën ja kan myll.
Do me fluturu, por s'ka krahë.
Do me nejt, por s'di se si.
Do me fol, por s'di me kë.
Do me knu, por s'ka zë.
Do me menu, por s'ka tru.
Çorapet e ngushtojnë.
Këpucët i janë mërzit.
Opingat s'përdoren më.
Tritoli plas.
Dinamiti kërrcet.
Koburja vret.
Kalashnikovi sharron.
Bukuria sëmur.
Kush i ka borxh, s'ja kthen.
Kujt i ka borxh, ja vonon.
Koka i gumëzhit.
Veshët i fërshëllejnë.
Sytë i qajnë.
Veshët i zhurmojnë.
Hundët i rrjedhin.
Gjunjët i priten.
Këmbët i janë mpirë.
Muskujt i janë tkurrur.
Bota s'është mirë me shëndet.
Kina s'po pjell më kalamaj.
Rusinë e ka zënë Vodka.
Amerika po pret të fermentohet Whiskey.
Silicon Valley s'po shpik më.
Dollari është ftohur në tajare.
Euro po mërdhif.
Shkenca ka ngec.
Teorema e 3 trupave s'po zgjidhet.
Gravitacioni s'po i tregon sekretet.
Çfarë ndodhet matanë universit, asnjeri s'e di.
Lufta në Ukrainë dhe Gaza s'po mbaron.
Për nja 70 luftra anembanë botës që vazhdojnë prej dhjetra vjetësh, s'ka haber, ledhi ka lëviz, rruga ka rrëshkit, telefoni është prish.
Inteligjenca humame s'i mjafton.
Inteligjenca artificiale e tmerron.
Komente











Me kete situate qe ka paraqit Edi dhe qe smund ti heqesh asnje presje, 90% e njerezve qe jetojne ketu, perballen me kete realitet,dmth i shikon duke fole me vete, te habitur.
PërgjigjuAi be ne loje keta njerez qe bejne llogje,shpifje,fb,duan lek por nuk duan pune Hahaha Njerezit e zote Kane arrit mireqenie e mbaresi
Hahahaha oh sa u kënaqa :)
Përgjigju