Intervistë me Yuri Kim
Edison Ypi
Kur u largove nga Shqipëria, si u ndjeve...
Yuri Kim
Më fal që të ndërpreva. Por është rrenë. Nga Shqipëria nuk jam larguar kurrë. Në Shqipëri gjithmonë, isha, jam, e do jem. Kinezët e lashtë thoshin: Nëse dëshiron të jesh diku, mos u nis, mos lëviz, atje je. Ashtu dhe unë mund të jem, jo vetëm në dy, por edhe në të gjitha vendet njëkohsisht.
Edison Ypi
Ne shqiptarët e dimë se kur diçka e njeh, edhe e do, dhe pasi e do, e mbron. A ka ndodhur kështu edhe me Ju ?
Yuri Kim
Unë rashë në dashuri me Shqipërinë pikërisht sepse e njoha dhe e desha. Dhe prej atëhere, Shqipërinë, skllav i së cilës jam, e mbroj, dhe për Shqipërinë luftoj. Tashmë jetoj gjithë kohës me mbresat e pashlyeshme të udhëtimeve nëpër Shqipëri. Edhe në ëndërr më dalin: Lugina marramendëse e Vjosës. Thethi qiellor. Myzeqeja misterioze. Tomorri i shenjtë. Shkodra mahnitëse. Mallakastra frymëndalëse. Ushqimi më i shijshëm e i shëndetshëm se kudo tjetër. E të tjera e të tjera. Por mbi të gjitha jam e do jem e mahnitur me shqiptarët që janë të gjithë tigra e luanë. Për këta diva punoj e luftoj. Të mos tuten. Të mos bien edhe një herë në moçal. Malet t'i kapëxejnë. Të mos kthehen në sizifa, që pas çdo sfide ta nisin nga e para.
Edison Ypi
Kur the fjalët madhështore: "first clean, then rich", pra "nuk mund të pasuroheni pa u pastruar", a ngjiti, a funksionoi ?
Yuri Kim
U dëgjua me vëmendje. Ngjiti për vdekje. Funksionoi mrekullisht. Madje po funksionon dhe në mungesë. Që është prova më e qartë se pata të drejtë. Se ja çfarë po ndodh. Po burgosen korrupsionista përditë. Nuk do e lë me kaq. Do vazhdoj të punoj dhe luftoj për Shqipërinë derisa të zhduket nga faqja e dheut edhe korrupsionisti i fundit. Do i bëj sytë katër. Nuk do dehem nga sukseset. Nuk do fle mbi dafina.
Edison Ypi
Nga çfarë, konkretisht, duhet të pastrohen shqiptarët dhe Shqipëria ?
Yuri Kim
Nga hajdutat, xhvatësat, rrenacakët, nepotistat, klientelistat, myqet, ndryshqet, kalbësirat, karipllaristat, fevzovarkaristat. Veçanërisht budallenjtë. Për këto pastrime duhet të shtoni syçelësinë. Të lumtë që paradokohësh i sugjerove Sali Dallaveres të hidhej nga penxhereja. Ai dhe ata që me paret që ua kanë vjedhur duan tu bindin që t'i votoni, pra që përsëri tu vjedhin. Rrenë fort e trashë kjo. Po e besuat do rrëxoheni përsëri, dhe kurrë s'keni për tu ngritur, do përfundoni te bari gastronomik.
Edison Ypi
Meqënse ra fjala, na thoni diçka më tepër për barin. Atë që me plot të drejtë ishte lajmotivi i supersuksesshëm i ligjërimeve Tuaja, sa brilante në formë dhe realistike në përmbajtje.
Yuri Kim
Faleminderit që po më jepni rastin të qartësoj një herë e mirë mardhënien tuaj me barin gastronomik. Bari i retorikave të mia, nuk është bar figurativ, apo artistik. Bari im është bar real. Bar që rritet nëpër fusha, korie, lëndina. Në kushte ekstreme, me një gazaqe, një çakmak, një tas, pak kripë, pak ujë, dhe një dorë bar nga i kullotave të bagëtive, mund të përgatitet një supë bari e mrekullueshme. Bytha juj keni ngrënë këmbë derri. S'hakeni supë bari.
Edison Ypi
Kush e ka fajin për katandisjen e skëterrshme të hamë bar bagëtish ?
Yuri Kim
Kush tjetër veç rrenacakut patologjik Sali Kulla ?! Atij që s'ka asnjë lidhje me të vërtetën, por veç me rrenën. Atij që i përmend një mijë herë në ditë oligarkët, por askujt dhe kurrë nuk ja thotë emrin, sepse vjedh bashkë me ta. Sali penxhereja, dallaverexhiu që partinë e të perndjekurve, Partinë Demokratike, e ka bërë parti private, parti të vetën, parti të spiunave, të Sigurimit, të nomenklaturës. Sali Hajduti, ai që bërtet aq rrena sa fjalë thotë, atë parti e zvogëlon, e mpin, e than, e ngurtëson, deri në një prag përtej të cilit nuk mund të zvogëlohet, as të mpihet as të forcohet, moment ky që është arritur tashmë. Prandaj dhe Sali Rrenacaku po rren çdo ditë e më trashë duke e përdredhur gjuhën pa asnjë drojë se asnjë e keqe nuk mund t'i vijë, sepse të gjitha të zezave u ka thënë bujrum, të gjitha të palarat i kanë ardhur. Kjo është asyeja që Shtatlartësia e tij Tij gjezdis nëpër botë pa ja bërë tërr syri.
Edison Ypi
Meqënse solle në vëmendje botën, ishe në Londër kur erdhi Shtatlartësia ?
Yuri Kim
Ta thashë që në krye, jam si Eteri, si Gravitacioni, si Rrezet Kozmike. Ma ka fal Zoti afrësinë të jem kudo njëkohësisht. Po, isha në Londër. Sali Ziu si në Tiranë edhe në Londër bathë-bathë po i kokërr, bën saktësisht çfar çon ujë në mullirin e Naltësisë aë Tij, Sovranit të Surrelit, që e paçim sa malet ne dhe ju. Aty ku e ka katandisur partinë Sali Pordha s'është për tu çuditur për asgjë. A do të dish ca gjëra për Partinë Demokratike të Sali Turpit ?
Edison Ypi
Mos më lër të vdes pa mi thënë.
Yuri Kim
Në peisazhin rural shqiptar, nëpër pllaja, rrëpira, lëndina, çfaqet aty-këtu një derë metalike ose druri ose betoni me rrethepërqark bar gastronomik që mund të gatuhet dhe hahet në rast emergjence. Si ajo derë, apo portë, e ka katandisur Partinë Demokratike Sali Hajduti. Hyrë e dil pa vajt askund. Han me katërqind porta. Pakashumë si Agon Channel.
Edison Ypi
Pse, çfarë ndodhi me Agon Channel ? Ti tmerri i faqezinjve, hajdutave, xhvatësave dhe keqbërësve që i shtyp si morra,Ti që di gjithçka, aman na thuaj ndonjë gjë.
Yuri Kim
Becchetti s'kishte, as nuk ka, asnjë ide për Shqipërinë dhe shqiptarët. Becchettin dhe Shqipërinë e muar më qafë ata që i shërbenin, rrogëtarët servilë të paguar kacafiu. Ata horra, për t'i xhvatur italianit sa më tepër pare, u bënë më katolikë se Papa, e nxinë pafund Shqipërinë. Aq sa futën në konflikt Becchettim me qeverinë. Derisa s'mbajti më ujë pilafi. Iku Bechetti, erdhi gjoba. Pra Becchettin e përzunë, dhe gjobën e sollën, rrugaçët e sotëm të Syri-t. Dhe s'është çudi që Syrit, të cilit ujin nën rrogoz ja kanë shkuar me kohë, tani po i kurdisin, në mos dredhinë e Agonit, diçka të përafërt.
Edison Ypi
Faleminderit për rrëfimet rrënqethëse. Sali Kolera tha një ditë nga penxhereja se jeni marksiste. A jeni marksiste ?
Yuri Kim
Po, jam marksiste. Jam aq marksiste sa është Sali Katrani është politikan i pastër. A s'më thua, ku i gjen "kapitalisti" Sali Kulla gjithato miliona për foltore, kongrese, qoka ? Unë "marksistja" nuk merrem me këllira si Sali Zgjebsi. Unë ndjehem e lumtur që një grusht fanatikësh më urrejnë. Nuk e di si i thoni ju këtej. Ne andej i themi: S'ka lumturi më të madhe se kur të urrejnë halabakët, rrugaçët, plehrat. Shumë më të rëndësishëm se një çetë alienësh rrotull Sali Rrenacakut për mua janë oqeani i dashamirësve të mi.
Edison Ypi
Janë të panumurt shqiptarët që të adhurojnë. Madje shumë prej tyre të quajnë shpëtimtare, shenjtore, etj.
Yuri Kim
Përfitoj nga kjo intervistë imagjinare tu bëj të ditur shqiptarëve se po s'e larguat nga skena Sali Komunistin, prej tij nuk do shpëtoni dot kurrë. Sali Juda ka për tu ndjekur deri në varr, e përtej varrit. Mos harroni për asnjë çast barin shpëtimtar, barin gastronomik. Mirupafshim në intervistën tjetër.
Edison Ypi
Faleminderit. Mirupafshim. Ishe, si gjithmonë, e mrekullueshme.