Qaj, ulurit, shkuli leshrat, veten vrit! Doktor Katastrofa, pas pothuajse 40 vjetësh që e bëri gjithçka lëmsh, e ka ndarë mendjen. Nuk do të vdesë si burrë. As si grua me fustan. As si kalama qurravec. Do të vdesë siç i ka hije malësorit që nga kali nuk zbret kurrë. Si Faraon. Me të gjitha çka i duhen në jetën e përtejme, duke i marrë me vete në varr, në piramidë.

S'e ke menduar keq, Doktor Zgjebsi, që me paturpësinë e një halabaku refuzon mbajtjen e çdo përgjegjësie.

Të lumtë menderja, Doktor Qurrja! Është e vetmja gjë që mund të bësh pas shkatërrimit spektakolar të partisë që e katandise në një kotec qesharak me zero energji, zero shpresë, zero perspektivë.

Doktor Varri e ka kuptuar se nuk është në interes të tij të vazhdojë të zvarritet pafund nëpër mitingje, ballkone, foltore, duke dërrdëllitur broçkulla. I del hesapi më mirë të ikë nga kjo botë në tjetrën si Faraon. Nga i gjallë i pakallur mbuluar me turp, të kthehet në i vdekur i gjallë i lavdishëm, mbyllur përgjithmonë në Piramidën gjigante të rrenave të veta, më e madhe se piramida e Faraonit Keops.

Doktor Histeriku, ky mashtrues ordiner dhe llafazan i pashoq, partinë që e mban në xhepin e brendshëm rë xhaketës mbyllur me zinxhir nga frika mos ja vjedhin, le ta marrë me vete në varr.

Por me Shqipërinë, që nuk ia ka lënë as nëna as baba, Doktor Gëlbaza duhet të bëjë kujdes se çfarë do të marrë e çfarë do të lerë.

Për shkak të karakterit nepotik të cilin Doktor Kafsha e përdori gjerësisht në keqqeverisje, është më se e arsyeshme që Doktor Garuzhdja të marrë me vete në varr krejt farefisin, me kuç e me maç.

Gjithashtu, krejt shtëpitë, vilat, bizneset që i ka nëpër Evropë dhe botë.

Meqenëse, siç thotë deliranti Lubonja "për mendimin tim", ose "me të thënë e kam", në botën tjetër s'ka banka, ku i kanë e ku s'i kanë, të gjitha llogaritë bankare të krejt rrjetit nepotik që Doktor Kataklizmën do ta shoqërojë në varr, t'u kthehen kujt u janë vjedhur, për shembull pensionistëve të Mallakastrës për të vajtur në ndonjë bordello,, diabetikëve të Durrësit për të shkrirë dhjamin, spiunave të Iranit dhe budallejve islamikë të protestave për të ardhur në vete me xanax, militantëve të Doktor Çizmes për ilaçe kundër lëpirjes, etj.

Krejt masturbatorët e Syrit që paguhen me para të vjedhura. Me përjashtim të Çimit. Çimi le të rrijë. Çimi aset kombëtar.

Me bukë të mykur, mishra dhe bulmetra të skaduar, në varr kalohet mirë.

Doktor Mumjes dhe ushtrisë nepotike në varr tu lejohet të marrin me vete brisqe për t'ja qethur në distancë Ramës, dhe për vete që mos u bëhet leshi dy pash.

Mund të marrin soc-libra nga ata që fillojnë me: "Ky roman u shkrua në vigjilje të jubileut të lavdishëm të fitores mbi klasat e përmbysura...".

Filmat me skenarë për të vjellë nga Fahri Balliu janë zgjedhje e mirë për kufoma faraonike.

Çfarë duhet të pengohet të marrë Doktor Katili në shpellën brenda piramidës:

Meqenëse Doktor Veremi partinë e konsideron send dhe pronë private, para ngordhjes i janë bërë lëmsh llogaritë. Letrat aty janë. Por nuk duhet të mbyllen në piramidë. Shqiptarët e sotëm dhe brezat që do të vijnë duhet të mësojnë prej atyre letrave grykësinë gjakatare të dikujt që u hoq si i ndershëm por kishte qenë hajdut me çizme, u mbajt si i drejtë por doli më i shtrembër se litari në thes.

Tokat, trojet, pyjet, kullotat, e zhvatura me dallavere, plus ato të Fazlliçit, Doktor Makuti të mos guxojë t'i prekë. Janë mall i vjedhur që, me ikjen e Doktor Serbit, duhet t'i kthehen të zotit.

Po ashtu edhe kullat dhe grataçielat e Dhëndërr Loqes, që edhe ai si eksponent i nepotizmit më shtazarak që ka parë bota, Fake Faraoni, alias Doktor Fallciteti, të mos i marrë me vete në varr. T'u jepen të kthyerve nga emigracioni sapo të marrin vesh se 1001 përrallat e Sheherazades janë hiçasgjë para fundit të mbi 13 mijë përrallave të përditshme dhe të përnatshme të Doktor Çyrykut që nga nëntori i '90-ës.

Për të mos ia mundësuar që edhe i vdekur të na bëjë për budallenj duke i lëshuar me qira ose Airbnb, Doktor Errësirës të mos i lejohet që qindra pronat, shtëpitë, vilat, bizneset që ka nëpër Shipëri t'i marrë me vete në varr.

Doktor Lakuriqit dhe çetës së tij të mos u lejohet brenda varrit asnjë veshmbathje. Të vazhdojnë të vishen si gjatë dhjetëra viteve kur thoshin se po punonin, por në fakt vetëm vidhnin, me një gjethe fiku për të mbuluar allatet.