Para se të ngordhte, kuçedra komuniste u bëri shqiptarëve një mut të madh mbi krye.

Muti i madh dalë nga bytha e kuçedrës sa një sofër e zbrazët, mori menjëherë masat e duhura për të qëndruar gjatë në krye. Mblodhi rreth vetes mutrat më të vegjël që dolën nga barku i panginjur i kuçedrës, zorrët e thara, rropullitë e ngatërruara, turlilloj plehra, parazita, rrugaça, hajduta, spiuna, llapaqena, dhe të tjerë zgjyra.

U habitën shqiptarët. Kishin vuajtur me dhjetëra vite, ishin torturuar, internuar, burgosur, për ta mbajtur vendin të pastër nga mutrat, kur befas panë mbi vete diçka krejt të pa merituar, diçka të pisët, një mut të madh që u nxiu jetët, u zuri Diellin.

Iu afruan mutit. I erdhën rrotull. E panë me kuriozitet. Dikush tha se nuk ishte mut por hallvë ose çokollatë. Ca të tjerëve muti ju duk pilaf, kadaif, kek.

Ngaqë nuk u besohej se në krye u erdhi një mut i pisët, mutit i matën volumin, peshën, i studjuan formën, relievin. Disa i nuhatën nga afër erën, aromën, të tjerë edhe e lëpinë, derisa provuan katërcipërisht se mbi kokë u kishin vënë mutin më të madh dhe më të ndyrë që ekziston në fytyrë të dheut. Megjithatë, disa nga ata që deshën-s'deshën mutin e pranuan, i dolën krah mutit me arsyetimin hileqar:

Le të rrijë. Nëse muti demokratik do vazhdojë të na qelbi, shpejt do vijë dita kur realiteti pluralist do e flaki, do e lajë, do ja vjedhi aromën, do ja marri erzin. Por edhe në ndënjtë, nuk do jetë i vetmi që do vjedhi dhe do vijë erë. Edhe ne mutat e vegjël do vjedhim dhe do qelbim. Aroma e mutit të madh që do vjedhi dhe do qelbi shumë, do jetë një mburojë për ne mutat e vegjël që do vjedhim dhe do qelbim më pak. Për më tepër që bëri autokritikë se nuk do vij fort erë dhe Shqipërinë e quajti "E bukura e dheut", l ta mbajmë, pra, njëherpërnjëherë mutin që na la kuçedra. Po vazhdoi të na bezdisi duke ardhur shumë erë dhe duke shpërndarë shumë pisllëk, i hedhim ujë me kova dhe zorra, e çojmë në përrua, në Lanë, nga Lana më det, nga deti në oqean, nga oqeani muti ynë do arrijë në Kubë. Megjithse mut që kundërmon pranverë shqiptarët s'ishte parë, iu nënështruan fatit të qelbët.

Kaluan vite.

Në respekt të prejardhjes komuniste diktatoriale, muti që erdhi në krye, e bëri Shqipërinë mut tejembanë. Mbolli të gjitha të zezat. Trafiqet e paligjëshme. Furnizimin e Europës dhe botës me kurva nga Shqipëria. Korrupsionin. Banditët aleatë për mbledhjen e votave, e të tjera e të tjera S'la zgëq pa qelbur ky mut. Dhe nisi ta hedhi të madhe pordhën. Nisi ta cilësojë veten me një titull që shqiptarët e asocjojnë me një pozicion erotik, dhe me spiunat që shteti demokratik i çonte të shpërndanin Marksizëm-Leninizmin nëpër botë, "Misionar".

Muti "Misionar" që tmerroi të madh e të vogël, i bëri të gjitha institucionet nevojtore, të gjithë shtetin hale, të gjithë Shqipërinë qenef.

Nuk rrihet në këtë vend ku të qelb era e mutit, thanë, dhe nisën të iknin.

Nuk vinë turista në një vend që mban era mut, dhe këmbë turisti nuk shkeli.

Muti zbrazi, vodhi, shiti ç'gjeti brenda depove dhe tuneleve të municioneve dhe armatimeve në sasi kolosale me vlerë miliarda dollarë.

Shkatërroi jetën e mijëra shqiptarëve duke i bërë të besojnë te "parer e pastra" të piramidave.

Vrau shqiptarë me duar ë xhepa.

Dogji të gjallë gra dhe fëmijë që demontonin predha artilerie për tu vjedhur dhe shitur barotin.

Muti shpërbleu bujarisht dhe abuzivisht besnikët e rracës së vet destruktive, kriminale, pisanjose: Cikrrat, kakën, shurrën, pordhën, për privatizime të paligjëshme, hapje biznesesh të dyshimta, dhënie lejesh ilegjitime  favore selektive të pamerituara nga më të ndryshmet.

Muti diktatorial, alias kurvi, nuk iku sepse deshi, iku sepse ngordhi.

Muti demokratik që ende s'ka ngordhur, s'po lë gur pa lëvizur, shpifje pa sajuar, rrenë pa shqiptuar, intrigë pa thurur, turp pa e ngrënë me bukë, që me ikjen dhe vdekjen të ndërtojë të njëjtin relacion si kurvi i diktaturës. Pra po lodhet e stërlodhet me të gjitha mënyrat si e si nga mut të bëhet kurv.

Mut që kandion për Kryetar veten e vet, mut që kandidon mutin, s'ishte parë në dynja. Por muti ynë i sotëm po e bën pa i lëvizur nervi, pa iu dridhur qerpiku.

Poshtërimin që muti ynë po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve s'ja ka bërë as greku as sërbi, asnjë pushtues, asnjë katastrofë natyrore.

Nga koha kur muti premtonte se do largohej edhe nëse 1 i vetëm nuk do e pëlqente, deri sot kur i vetmi që e pëlqen mutin është vetë muti - kjo është humnera kolosale morale ku jemi gremisur 30 e kusur vitet e fundit.

Sot kur mutin që u la peshqesh Diktatura, shqiptarët duan ta lajnë me sapun, sodë, acid, sgrasator, muti ynë tranzicional me aromë të qelbët dhe bilanc katastrofik po përballet me problemin e krejt mutave të botës në fund të jetës, vazhdimësinë, problem ky, që muti ynë do e zgjidhi pas pak kur të kthehet nga doli, brenda bythës së kuçedrës.