Paret e babit hajdut, çuni i babit hajdut i përdor për tu bërë drogaxhi. Ndërsa çupa e babit hajdut, paret e vjedhura i përdor për tu bërë rruspie. Për ta ndalur këtë tmerr e këtë turp duhet Hitleri që pjellave bastarde të babit hajdut t’ja kokat pas murit. Por ligji e ndalon. Prandaj parja e babit hajdut prodhon pa u ndalur të sëmurë të përçudnuar fizikisht dhe psiqikisht që s’i duhen as babit hajdut as dreqit.
Me paret e babit hajdut, kalamajtë e babit hajdut, dërgohen të bëjnë shkolla të shtrenjta jashtë Shqipërisë. Meqënse në ato shkolla kalamajtë e babit hajdut nuk shkojnë pse kanë ndonjë talent apo meritë, por vetëm për tu ngrehur me paret e vjedhura të babit hajdut, puna që e kryejnë më së miri është ndihmesa e pakursyer që japin për t’i përhapur Shqipërisë namin e vendit të hajdutëve budallenjve.
Nëse me paret e babit hajdut çuni dhe çupa ndoshta nuk drogohen, dhe as nuk shkojnë në shkolla të shtrenjta, por hapin biznes, nën shembulln e babit hajdut, nuk paguajnë taksa, nuk sigurojnë të punësuarit, ose dhe më zi, futen në politikë. Me paret e babit hajdut çuni ose çupa e babit hajdut blejnë makina dhjetra mijra euro që i ngasin me 150 në orë në mes të qytetit, vrasin policin rroga mujore e të cilit është më e vogës se çmimi i njërës prej gomave të makinës së blerë me paret e babit hajdut, dhe përfundojnë në burg. Data e hyrjes dihet. Për datën e daljes nga burgu me paret e babit hajdut s’bëzan kush.
Paren e vjedhur nga babi hajdut kalamajtë e babit hajdut mund ta shpenzojnë pa frikë, se duke qënë publike, pra e të gjithëve dhe e askujt, babi hajdut nuk ndjehet hajdut. Me paret e babit hajdut, bastardat e babit hajdut nuk blejnë vetëm sende, por edhe nam, madje dhe respekt. Babin hajdut e rren menia se kurrë s’ka për tu kapur. Gabohet. Është vetëm çështje date.
Meqënse çuni i babit hajdut dhe i dashuri i çupës së babit hajdut s’e kanë problem t’i këmbejnë dashnoret dhe dashnorët nëpër orgjira, popullsia e Shqipërisë po shtohet me kopila. Falë pareve të babit hajdut, Shqipëria po mbushet me parazitë, drogaxhinj, ngodhalaqë, budallenj.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com











