Edison Ypi: PD ka cof

Edison Ypi: PD ka cof

Ne në Dumre, thotë një belshak, ose belshanak, mbështetur mbi një hu gardhi, kemi shtëpi të mëdha, vila të bukura, kodra të buta, liqene përrallore, lokale, restorante, ullishta, vreshta. Pas pak në Dumre do kemi dhe pistën më të bukur në botë për Formula 1 që do përdridhet mes liqereve si gjarpër i plagosur mes dritash dhe ylberesh. Por mos lër qosh e zgëq në Dumre pa u futur, 1 të vetëm që të thotë se në Dumre ka PD, nuk e gjen dot për qamet. Në Dumre PD ka cof. Keq më vjen, por s'qaj dot.

Roskovecari thotë se PD e Fierit është një e vdekur e pakallur. Një gërdallë që na ka ngel në derë. Një xhenaze që duam ta heqim se na qelbi. Ja sa t'i gjejmë një varr ku ta kallim.

Edhe beratasi është i prerë; Po ku ja ka ngenë PD-së Berati o burr i dheut. Po lozim nga ment e kokës me gjithë këtë turizëm biblik. Hotelet, motelet, bujtinat, restorantat, të gjitha të prenotuara që para një viti.

Në Myzeqe, thotë ngurrzalliu, ka ballista, zogista, mbretërorë, animalista, ambientalista. Nëpër Myzeqe, ka sera oqeanike, ara të mbjella si të qëndisura, shtëpi të reja me kopështe me të gjitha, ka myzeqarë që hanë e pinë e dehen nëpër restorante duke j'u mburrur shoshoqit me bërtima e ulurima jo-ti-po-un kush e ka kapur milionin e parë të euros. Në Myzeqe ka gjithçka, por s'ka PD. Në Myzeqe PD ka cof.

Lezha dhe rrethinat e Lezhës, thotë lezhjani duke fshirë buzët me një pecetë nga birra Puka që sapo e rrëkëlleu, kanë gjithçka; Vila dhe restorante si kështjella ruajtur me kamera 4D që ua monton Klarenc Refati, euro, dollarë, sterlina, lekë, biznese për prodhime mishi derri, bërxolla, bifteqe, sallamra, në sasi kolosale që vjen i merr me maune gjermani, italiani, francezi, polaku, suedezi. Ka biznese të materialeve inerte, pallate të lartë e të bukur të thuash ku jam këtu, në Lezhë apo në Milano. Në Lezhë ka dhe demokratë. Por, meqënse në Lezhë PD-ja ka cof, në Lezhë s'ka PD.

Në Shkodër të thonë se PD-në e cofur të kalbur dhe të pa kallur do e varrosin brenda të njëjtit varr ku kanë kallur Partinë e Punës. Që Partia Demokratike dhe Partia e Punës të rrinë pranë e pranë përgjithmonë. Si e meritojnë. Të cofura, të përgjakura, të përqafuara. Si dy lezbike të vdekura që i janë përbetuar njëratjetrës për besnikëri të përjetëshme dhe të përvdekëshme.

Tironci të thotë pa i lëvizur qerpiku; PD-ja cofi se e zunë tre haqe;

Haku i Teatrit që nuk e shembi se iu dhymys socrealizmi.

Haku i Bunk'art-ave që nuk i ngriti për mos me humb simpatinë e nostalgjikëve.

Haku i Shtëpisë me Gjethe që as menia nuk i vajti ta rindërtojë si museum për mos me ja prish qefin Sigurimit.

I them matjanit; Po ti sikur më the se në  Mat keni PD të fortë strall, të mrekullushme, të pathyshme, që nuk zbrapset nga asnjë shtrëngatë e tufan, që është gati për fitore të ardhshme.

Përgjigjet burrelsi; Të rrejta. Por s'është faji im. Rrenat m'i msoi PD-ja. Si gjithkund. Mati nuk bën përjashtim. Në Mat PD s'ka. Në Mat PD ka cof me koh e me vakt.

Kuksiani thotë se po të kishim PD, sot do ishim në pushtet. Dhe vazhdon; Të gjitha i kemi. Të gjitha do i kemi. Veç PD as kemi pas as do kemi. Zoti na rujt nga PD-ja. Shqyr që cofi. Kemi heq ca vajgur mënjanë ta djegim kur të ngrihet lugat nga varri ndonjë të xhuma' në të gdhirë kur të këndojë gjeli i parë.

Si e keni me shëndet PD-në këtu në Devoll ?

Ne devollinjtë kemi në mes tënë, puntorë, sedentarë, ulokë, pehlivanë, hajdutë. PD u bë kohë që ka cof. Epo të rrojmë vetë. Gjëra që ndodhin. Ta ngremë ndonjë qelqe me këtë rast. Hajt gëzuar.

Kemi si s'kemi PD, Thotë sulovari. Ne që s'kemi asnjë bilanc krimi, por kemi vetëm ara të mbjella, kopështe me fruta, lokale të mrekullueshme, ne që kemi pyje, ullishta, vreshta, makineri, traktora, s'do ment që kemi edhe PD. Po ç'e do. I ka ndalur zemra, i është tharë mushkria, e ka lënë mendja. As flet as kuvëndon. As sheh as dëgjon. Ka cof. Do vetëm një shkelm për ta hedh në gropë.

Tu zësh në gojë PD-në Peqin, të pështyjnë në surrat.

Tua kujtosh PD-në në Leskovik, të shkojnë në hell.

Të thuash në Këlcyrë "Jam me PD" të hedhin direkt në gropë të gëlqeres së pashuar.

Një elbasanlli i përndjekur te Pusi që lahet vetë, thotë me qetësi; PD ka aq shanse për me ardh në pushtet sa një kufomë mund të vijë përsëri në jetë, madje dhe të mbarset dhe të sjelli në jetë një çun kaçurrel. PD ka cof o njeri. PD nuk ekziston. Qorr, shurdh, budalla, kush nuk e sheh, dëgjon, kupton.

Jo jo, thotë mallakastrioti, PD kemi, por të cofur, të vdekur, të ngordhur. PD-ja  kokën e la nëpër mitingje, trupin e shiti nëpër fushata zgjedhore, gjymtyrët i theu nëpër privatizime, organet i sëmuri nëpër vjedhje, shqisat i asgjësoi nëpër trafiqe. I ka mbetur vetëm fundshpina. PD ka cof. PD është katandisur një fundshpinë e tëra. Me gjithçka që fundshpina ka; Deje të shumtë, tul me shumicë, zorrë e trashë, vrimë e zgjeruar prejnga del ai që s'thuhet, hyn ai që s'shkruhet.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alfonc: 01/06/2024 16:17

    Ne PD kane ngelur hajdutet e saj. Morracaket e Berishes...

    Përgjigju
  • Mentori: 30/05/2024 00:17

    Me demek PD parti zorre bythe.. gezuar Gazi

    Përgjigju
  • Pena: 29/05/2024 21:13

    Satire e rende, por plotesisht e merituar!!Me te Cofurit e nisi, me ata e bitisi!

    Përgjigju
  • Skemi: 29/05/2024 13:39

    Te na rroje cuni i Taqos atehere.

    Përgjigju
    • Mami: 30/05/2024 12:54

      E ke QA.Shume bravo.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja