Edison Ypi: Tefta

Edison Ypi: Tefta

Edison Ypi

Tefta ecte si kalë. Me hapa të mëdhenj dhe kërrusje të thella para e prapa si malësorët që ecin mbi shkrepa.

Shumica ishin të mendimit se Tefta ishte qelbësirë.

Por kishte edhe që thoshin se Tefta ishte pocaqi'.

Dhe të tjerë që ngulmonin se Tefta nuk ishte më tepër se plehër.

Tefta ishte inxhiniere. Por Tefta dhe inxhinieria s'kishin asgjë të përbashkët, nuk takoheshin kurrkund. Tefta s'kishte absolutisht asgjë profesionale, asnjë dijeni, asnjë përvojë, as teorike as praktike.

Llapaqenia Tefta s'linte mbledhje kolektivi pa dërdëllitur.

Tafta ngrihej e fliste e s'kishte të ndalur.

Tefta ta nxinte jetën duke llomotitur për bllokadën, për armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm, dhe pafund tmerre të tjera.

Tefta nuk qeshte si njeri.

Tefta shkrofëtinte si pelë.

Të ishe aq fatkeq sa të ndodheshe aty ku Tefta qeshte si kafshë, lusje Zotin më mirë të bëje 25 vjet burg, vetëm kjo të mos ndodhte, vetëm aq fatzi të mos ishe.

Lugatja Tefta hante me gërhima me të njëjtin zell dhe padurim si një dosë që ka futur feçkën brenda një kove ku po bluan me dhëmbë kaçarruma misri.

Tefta, pasi hante, gromësinte si bubullon gryka e Dajtit kur pas pak do nisi shiu.

Pas gromësimës Tefta pirdhte.

Kur Tefta pirdhte ngrinte pak nga toka njërën këmbë si bën qeni kur pshurr.

Ta dëgjoje Teftën kur pirdhte, të ikte malli për gjëmimin e topave dhe kërrcitjen e mitralozave nëpër filma.

Zhabulania Tefta s'kishte asgjë prej femre.

Pisanjosja Tefta kishte dhe një problem tjetër që e bënte definitivisht të neveritëshme.

Tefta vinte erë.

Tefta qelbej që larg.

Tefta kutërbonte aq rëndë sa të jepte ndjesinë se ishte gjithë kohës e dhjerë në brekë ose e pshurrur ndër shalë.

Qelbja e Teftës ishte si duhma që lë pas një kope me derra.

Të shpëtoje deridiku nga qelbja e Teftës, nuk mjaftonte të ikte Tefta. Duhej të largohej me vrap në sens të kundërt edhe viktima.

Kurrë nuk u gjet çfarë ishte kutërbimi i Teftës.

Të shumtët thonin Tefta vjen era shurrë.

Të tjerë këmbëngulnin se Tefta vjen era përç.

S'ishin pak ata që thonin se Tefta qelbet si kërrmë.

Të tjerë betoheshin se Tefta vjen era qen i ngordhur.

Dhe të tjerë që nuk e vinin aspak në dyshim se kutërbimi i Teftës është bajgë lope, ose spirrë kalamani, ose kakë e tharë, ose të treja bashkë.

Tefta e palarë ishte një kryevepër Ferri.

Teftën e kishte bërë Djalli me dorën e vet.

Pisllëku i Teftës ishte i pakonkurrueshëm.

Një aq të fëlliqt sa Tefta nuk e gjeje dot në asnjë libër dhe në asnjë film.

Bënin be' se Tefta ishte krijesa më e ndyrë që u kishin zënë sytë.

Ndërmarrja ishte plot me rraqe.

Rraqja më e fëlliqët në ndërmarrje, kryerraqja, kryerrecka, kryepaçavurja e ndërmarrjes, ishte Tefta.

Çfarë bënte Tefta në zyrë ishte një mister që nuk u zbulua kurrë.

Të thuash që Tefta s'bënte asgjë, ishte teprim. Gjithsesi Tefta diçka e bënte.

S'kishte hale ku s'fuste turit Tefta.

Thuhej se spiunët më të rrezikshëm ishin "ata që ndodheshin kudo që ndodhte diçka dhe s'bënin asnjë punë".

Tefta ishte pikërisht një e tillë.

Tefta ishte një spiune.

Të lodhur dhe të frigur nga e kudondodhura spiunia Tefta, njerzit thoshin:

Çfarë t'i bëjmë kësaj qelbësire ?

Si të shpëtojmë nga kjo plehër ?

Ta hedhim nga Shkalla e Tujanit ?

Ta rrëxojmë nga Shkëmbi i Kavajës ?

Ta shtyjmë si padashur brenda në një gurthuese ?

Ta flakim spiunen Tefta brenda një grope me zift të shkrirë ?

Ç'bën vallë sot e skëterrshmja Tefta ?

A vazhdon t'i fusi turit në çdo hale ?

A  vazhdon me spiunllëqe ?

A vjen erë ?

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë