Edison Ypi: Ismailromani

Edison Ypi: Ismailromani

Ismail Kadare

Më i bukur se i dobishëm, më i dobishëm se i bukur, Ismailromani është një rrënqethje estetike e pashoqe. Ismailromani është një libër pafundësisht i bukur dhe prekës.

Ismailromani është një konstruksion madhështor si grataçiel, i përpiktë si kronometër, uluritës si turbinë, klithës si sirenë.

Ismailromani është një katedrale e pa prekëshme dhe e pa shkatërrueshme si diamanti, e pa ndryshkshme dhe e pa vjetërueshme si floriri.

Ismailromani është i ndërtuar me mure të qelqta, me tjegulla kristali, me sheshe të gjëra, parcela të blerta, portale gjigande, harqe madhështore, kupola me afreske, altar të praruar, këmbanë bronxi, ikona të trishta.

Ismailromani është një univers dhimbjesh dhe rënkimesh gdhendur në të gjitha detajet, në një mënyrë të pa parë e të pa dëgjuar, shkruar, pikturuar, filmuar, si kurrë më parë nga askush.

Ismailromani ka arritur të pamundurën; harmonizimin e rrënqethjeve poetike me rrjedhën prozaike të jetës duke e bërë fiksionin dhe realitetin të jenë gjithaq të besueshëm, sa njëri edhe tjetri, në një zëvendësim reciprok marramendës mes të dyve.

Ismailromani është një shembull i përsosur i mardhënies së grimcës me të tërën. Ku grimca dhe "e tëra" këmbehen magjishëm, duke u bërë, her' "e tëra" grimcë, dhe her' grimca "e tërë".

Ismailromani është një këmbanë e madhe që dëgjohet larg. Ku veshët mezi dëgjojnë, sytë mezi shohin, shqisat janë mpirë, duart janë ngathtësuar, këmbët kanë ngecur. Atje ku ju që pasuroheni nuk lumturoheni, ju që visheni mbërdhifni, ju që çvisheni djersini, ju që flisni s'dëgjoheni, ju që bëni shkolla mbeteni trungje, ju që shkruani libra s'dini se ç'bëni, ju që shihni soc-filma torollepseni, ju që votoni habiteni nga rezultati, ju që që udhëtoni lirinë nuk e shtoni.

Ismailromani është një kryevepër, ku, në një mënyrë që s'ngjan me asgjë dhe s'krahasohet me asnjë, përgjigjet e pyetjeve themelore gjeniu i ka gjetur përmes rrugës së skëterrshme të dhimbjes nën qiellin e pafund të dashurisë.

Ismailromani është një galaktikë, yjtë e ndritshëm dhe qiejt e zymtë të së cilës nuk mund të vështrohen ndryshe veçse me sy të lagur.

S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Barcelona rrezikon kreun, Flick ngre alarmin: Tani nuk krijojmë raste! Kapiten Raphinha: Niveli po ulet

Barcelona rrezikon kreun, Flick ngre alarmin: Tani nuk krijojmë raste! Kapiten Raphinha: Niveli po ulet