Edita Tahiri: Serbia e ka
pranuar kodin telefonik

Edita Tahiri: Serbia e ka <br />pranuar kodin telefonik
PRISHTINE - Serbia ka pranuar që të mos pengojë Kosovën që ta ketë kodin e saj telefonik, e i cili pritet të jetë 383 ose 384.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri tha për Express se gjatë takimit të sotëm në dialogun teknik është folur edhe për kompensimet financiare nga ana e shtetit serb për dëmet e shkaktuara në fushën e energjisë, që nga viti 1999. Ajo pohoi se marrëveshja finale për telekomin dhe energjetikën mund të arrihet në nivel kryeministrash.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri pas përfundimit të takimit të radhës në kuadër të dialogut teknik me Serinë ka bërë të ditur se pala serbe ka pranuar që Kosova të ketë kodin shtetëror telefonik.

“Përparimi kryesor është se Serbia është pajtuar që Kosova ta ketë kodin telefonik shtetëror të sajin. Kur them është pajtuar, do të thotë se është pajtuar që t'i heqë pengesat që ia ka krijuar Kosovës deri më tani, çka hap rrugë që ITU t’ia ndajë Kosovës Kodin shtetëror që i ka takuar edhe kur ka qenë njësi federale e Jugosllavisë, pra presim që kodi 383 ose 384 t’i aludohet Kosovës ”, tha Tahiri për Express.

Ajo po ashtu tha se takimi i sotëm ka qenë i gjatë dhe i vështirë por se janë arritur përparime edhe te çështjet që kanë të bëjnë me energjinë.

“E para, Serbia ka njohur pavarësinë e sistemit të transmisionit të energjisë elektrike të Republikës së Kosovës. Ky është një sinjal i mirë e para që Serbia e ka kuptuar që komuniteti i Athinës që vitin e kaluar ka nxjerr konstatimin zyrtar se Serbia ka shkelur traktatin e Athinës për çështjen e transmisionit të energjisë”, ka thënë Zëvendëskryeministrja për Express.

Çështja e dytë, ku ka pasur përparim, sipas saj, është pajtimi për krijimin e formacionit trepalësh për kompensimet që Serbia duhet t’ia bëjë Kosovës për shkak të shfrytëzimit të rrjetit transmetues apo rrugëve transmetuese të Kosovës për transit.

“Jemi pajtuar që nëse kjo çështje nuk adresohet me sukses do të bëhet subjekt i një arbitrimi ndërkombëtarë. Me fjalë të tjera ka ardhur koha që Serbia t’ia kompensojë Kosovës të gjitha humbjet financiare që ia ka krijuar që nga viti 1999”, tha Zëvendësshefja e Qeverisë së Kosovës.

Në anën tjetër pala serbe, sipas saj, ka kërkuar që në fushën e telekomunikimit të licencojë një operator të telefonisë mobile në Kosovë. Por, kjo është kundërshtuar.

“Është kundërshtuar nga ana jonë sepse sipas ligjeve të Kosovës licencimin në fushën e Telefonisë mobile duhet të ketë një tenderim ndërkombëtarë. Ne kemi ofruar gatishmërinë tonë që t’i përgjigjemi çfarëdo zgjidhje që është konform ligjeve të Kosovës dhe parimeve europiane”, tha Tahiri.

Parimisht, ajo tha se janë pajtuar edhe për një marrëveshje për çmimet e roaming’ut si dhe një marrëveshje interkonjekcioni për çështje të energjisë.

Krejt këto sipas Tahirit duhet diskutuar ende. Ndërsa marrëveshjen finale sipas saj mund ta nënshkruajnë Kryeministrat në takimet politike.

“Ne do të vazhdojmë punën për të përafruar qëndrimet por ka mundësi që do të vijnë situata kur këto çështje nuk mund të zgjidhen në dialogun teknik atëherë kalon në nivelin politik në takimin e dy Kryeministrave me ndërmjetësimin e BE’së”, tha Tahiri.

Marre nga express
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm