Ajo çka ndodhi dje midis Report TV dhe Spitalit Amerikan, për fat të keq, është një episod me shumë precedentë. Shtypi shumë herë është akuzuar publikisht se u bën shantazh biznesmenëve, por rrallë denoncohet e kundërta, pra ato raste, kur janë biznesmenët që i bëjnë shantazh medias.
Kur një sipërmarrës merr në telefon një media dhe urdhëron: “Ose hiq lajmin, ose të ndërpres fondet e reklamës”, si duhet të reagojë një media? Report TV reagoi pa mëdyshje: korrektesa e lajmit vlen shumë më tepër se një fond reklame dhe kështu që lajmi nuk u hoq. Konkretisht, po flasim për zjarrin që ra në pavionin e dializës të Spitalit Amerikan 1 të Tiranës, ku vdiqën dy vetë dhe një i tretë është në gjendje shumë të rëndë. Pretendimi absurd i Spitalit Amerikan ishte që të mos jepej fare lajmi, ose të jepej pa nxjerrë emrin e spitalit.
Përballë asaj që ndodhi, skandali nuk qendron vetëm në presionin që biznesi bëri për të censuruar një media. Skandali i dytë është, në fakt, që shumë media e pranuan: dikush hoqi emrin dhe shkruajti vetëm për “një spital privat”, pa thënë as ku dhe as kur ndodhi ngjarja. Dikush tjetër, madje, e fshiu lajmin nga interneti dhe e hoqi nga edicioni i lajmeve. Pra, skandal është që një biznes si Spitali Amerikan të jetë në gjendje të kushtëzojë lirinë e informimit në Shqipëri.
Pse?
Përgjigja e parë që na vjen ndërmend është varfëria. E përsërisim këtë prej vitesh: një media e varfër nuk është as e lirë dhe as e pavarur. Dhe kriza ekonomike, që po shkatërron nga themelet balancet e mediave shqiptare, në fakt po kërcënon gjithë lirinë e informimit. Ky është një alarm, që qeveria deri tani e ka injoruar, duke bërë – sipas mendimit tonë – një gabim të rëndë. Standardet për të hyrë në Bashkimin Evropian nuk kanë të bëjnë vetëm me drejtësinë, të drejtat e njeriut dhe administratën publike, por edhe me cilësinë e medias.
Përgjigja e dytë ka të bëjë me lehtësinë e kapjes së botuesve. Në vendin e “Gjin Gjon”-ëve, edhe botuesit nuk janë pa gjynahe. Pas nisjes së dekriminalizimit të Parlamentit dhe projektimit të atij të drejtësisë, po pritet me ankth edhe dekriminalizimi i mediave.
Përgjigja e tretë është besueshmëria e dobët që rëndon mbi imazhin e mediave. Obeziteti informativ, që ka shumëfishuar në mënyrë të pakontrolluar numrin e mediave në qarkullim (shumë prej të cilave madje pa NIPT, kështu që nuk paguajnë as taksa dhe as kontribute për sigurimet shoqërore), ka shkatërruar në thellësi profesionalizmin e informacionit shqiptar.
Në një treg, ku ka më shumë media se gazetarë, është e pashmangshme që cilësia e informacionit (me përjashtim të disa përjashtimeve të admirueshme) në tërësinë e vet të bjerë në mënyrë dramatike. Nëse gazetarët dhe botuesit nuk kanë më besueshmëri, është normale që një biznesmen të vendosë të ngrejë telefonin dhe të pretendojë t’u bëjë shantazh. Duke mbetur i habitur, pastaj, siç ndodhi me Report TV, kur shantazhi nuk funksionon.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com