Regjisori Edmond Budina ka deklaruar sot jashtë ambienteve të jashtme të Teatrit Kombëtar pas tensioneve ku artistët u shtynë me forcat e policisë. Budina tha se kjo që ndodhi sot nuk ka ndodhur as në kohën e diktaturës.
"Kjo ditë është e dhimbshme. Të dëgjosh ose të shikosh atë që ka ndodhur, nuk më ka ndodhur as në kohën e Ramiz Alisë. Policia e diktaturës nuk më ka tërhequr zvarrë si më kanë tërhequr sot", tha Edmond Budina.
Lajmi kryesor:
Policia tërhiqet pas 12 orësh/ Basha zhvendos protestën e opozitës te Teatri: Të enjten në 11:30 sërish këtu/ VIDEO












