Budina për Ansa: Themeluam PD-në, por pas 27 vjetësh në Shqipëri ka uri dhe shumë të korruptuar

Budina për Ansa: Themeluam PD-në, por pas 27 vjetësh në Shqipëri ka uri dhe shumë të korruptuar

Edmond Budina

Agjencia italiane Ansa ka përcjellë një deklaratë të fortë të regjizorit të mirënjohur shqiptar Edmond Budina, i cili ka promovuar filmin e tij të radhës në Leçe.

Budina e ka bazuar këtë film te problemet e vendlindjes së tij dhe në një prononcim për këtë agjenci, nuk ka lënë pa e vënë dorën në plagët që po e bëjnë Shqipërinë të lëngojë ende, 27 vjet pas rënies së komunizmit.

Shkruan Ansa:

Bashkëthemelues i Partisë Demokratike në vendin e trij, në Shqipëri, regjisor dhe aktor teatri si dhe kinematograf, një intelektual i spikatur, që ka qenë punëtor 18 vjet në Itali në Bassano del Grappa, si dhe interpretues në sezone të ndryshme të serialit “Un posto al sole”. Janë këto disa prej etapave të Edmond Budinës, i vitlindjes 1952, i cili ka prezantuar për herë të parë në festivalin e filmit evropian të Leçes filmin “Broken”, që pritet të dalë në kinematë italiane në maj.

Një dramë e rëndë që bazohet te konflikti mes babait dhe të birit, pasqyrë e emergjencave të shumta dhe kontradiktave të Shqipërisë së sotme.

Kur themeluam Partinë Demokratike, kishim ëndrra tepër të bukura, si të krijonim një botë të barabartë dhe të drejtë. Pas 27 vjetësh, është një goditje në zemër të shohësh se sa shfrytëzim njerëzor ka në vendin tim – shpjegon ai. – Shqipëria e sotme është e ndarë ndërmjet rimëkëmbjes dhe solidaritetit nga njëra anë, dhe urisë e dëshpërimit nga ana tjetër. Është në tranzicion, vijnë shumë pensionistë nga jashtë sepse jeta është më pak e kushtueshme, por punëtorët nuk kanë të drejta dhe korrupsioni është tepër i madh.

Edmond Budina

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë