Edmond Leka në vend të
Kokëdhimës, Opozita: Verifikim

Edmond Leka në vend të<br />Kokëdhimës, Opozita: Verifikim
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkuan dje verifikimin e gjendjes gjyqësore të deputetit më të ri të Kuvendit të Shqipërisë, Edmond Leka, i cili zëvendësoi Koço Kokëdhimën. Përfaqësuesit e opozitës votuan kundër kalimit të mandatit të Kokëdhimës tek Edmond Leka, duke këmbëngulur në verifikimin e llogarive të tij me drejtësinë. Gjithsesi, me shumicë votash, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi kalimin e mandatit të deputetit nga Koço Kokëdhima te Edmond Leka. Kështu Leka bëhet deputeti më i ri i Parlamentit të Shqipërisë .

“Projekt-vendimin, “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste, në Qarkun e Vlorës, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumëemërore të Partisë Socialiste, Qarku Vlorë, z. Edmond Dhimitraq Leka”, thuhet në njoftimin e KQZ. Kokëdhima u akuzua nga opozita se kishte përfituar fonde publike gjatë kohës së ushtrimit të funksionit të deputetit.

Kokëdhima humbi mandatin e deputetit me vendim të Gjykatës Kushtetuese, e cila e gjeti në papajtueshmëri në Kushtetutën. Sipas vendimit të Kushtetueses, Kokëdhima u penalizma nga 11 kontrata, të cila edhe i hoqën mandatin. Për rrjedhojë, gjykata vlerësoi se nga data kur është shpallur deputet (02.08.2013) deri në datën e tjetërsimit të aksioneve të tij në shoqërinë “Abissnet” sh.a. (06.02.2014), Koço Kokëdhima ka qenë në kushtet e papajtueshmërisë, së pari, për shkak të zhvillimit të aktivitetit tregtar të shoqërisë ku ai ishte aksionar i vetëm me fonde që burojnë nga buxheti i shtetit dhe, së dyti, për shkak të përfitimit të fondeve nga buxheti i shtetit.

Rezistenca
Koço Kokëdhima bëri një rezistencë të gjatë për të shpëtuar mandatin. Rezistenca nisi që nga shtyrja e gjyqit, deri tek improvizimi i gjyqeve me të rinjtë, ku gjithmonë dilte fitues Kokëdhima. Megjithatë, Kushtetuesja vendosi t’ia hiqte mandatin. Por, edhe pas heqjes së mandatit, Kokëdhima u shpreh në Vlorë se ishte ende deputet. “Unë vazhdoj të jem deputet, që ju ta keni të qartë këtë gjë. Së dyti, nuk e kam për herë të parë që kam ardhur, kam qenë këtu edhe përpara tetë ditësh. Kam qenë në takim me banorë të një lagjeje në Vlorë dhe kemi diskutuar çështjet e tyre dhe do të vazhdoj që të vij këtu gjithë kohës dhe të punoj, jo vetëm në Vlorë, por në të gjithë qarkun e Vlorës, në të gjithë zonën ku kam nisur punë”, ka deklaruar Kokëdhima.
 

edmond leka
Edmond Leka

koco kokdhima
koço Kokëdhima

Redaksia online
a.n shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Manchester City pësoi katër gola nga Celtic, skuadrës së Guardiolës nuk i ndodhte prej katër vitesh

VIDEO/ Manchester City pësoi katër gola nga Celtic, skuadrës së Guardiolës nuk i ndodhte prej katër vitesh