'Pa Protokoll'/ Spaho: Foltorja po ngjall shpresë, demokratët nuk e duan Bashën! Sula: Në 2007 Berisha donte që Nano të zgjidhej president, një grup deputetësh s'e la

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, një ndër të besuarit e Sali Berishës, mendon se 'Foltorja' nuk po e përçan partinë, përkundrazi, sipas tij kjo është ajo çfarë kërkon anëtarësia. Në një intervistë në Report Tv, përballë gazetares Andulela Ndreu në emisionin 'Pa Protokoll', Spaho thotë se 'Foltorja' ka ngjallur shpresë të demokratët.

Sipas tij, qytetarëve u është venitur shpresa se PD mund të vijë në pushtet me në krye Luzlim Bashën, pasi ai ka humbur katër zgjedhje radhazi dhe nuk ka marrë asnjë përgjegjësi për këtë humbje.

"Ajo që vendos është anëtarësia, baza. Sikurse e dini rreth 70% e delegatëve kanë firmosur, po mblidhen edhe firma të tjera edhe nga ata që nuk kanë firmosur do vijnë në kuvend. Një parti bëhet me e fortë kur ka debat. Të humbësh 4 zgjedhje dhe të presësh 2025 kujton që do të vazhdojmë të gjejmë po atë mbështetje nga qytetarët. Kur të mbarojë ky proces, njerëzit po shohin shpresë. Me Berishën PD ka fituar 4 herë. Kur shikon se ku është katandisur PD dhe nuk ka shpresë të fitohet. Në 11 dhjetor kanë vënë kandidaturën edhe 2 apo tre individë të tjerë, nuk habitem të dalin edhe kandidatura të tjera. Kjo praktikë që po ndjek PD tregoi se është e gabuar ka qenë më rezultateve po të shohësh partitë e thera të djathta kanë ndërruar disa kryetarë derisa kanë gjetur atë që i çoi në fitore", tha Spaho për Report Tv.

Deklaratave të Lulzim Bashës se nuk do të mblidhet asnjë Kuvend që bie ndesh me interesat amerikane, Spaho iu përgjigj se kuvendi nuk do të mblidhet për të diskutuar vendimet amerikane, por për të shqyrtuar statutin e PD-së dhe shpalljen e garës për zgjedhjen e kryetarit të ri. Sapho shpjegoi se Kuvendi Kombëtar po mblidhet siç e përcakton statuti i PD-së. Sipas tij, ka dy mënyra për thirrjen e kuvendit, ose mblidhet me vendimin e kryetarit të partisë, ose në rastin kur kryesia nuk e do një gjë të tillë, kuvendi vetëmblidhet.

"Kthehuni pak prapa në kohë dhe kujtoni ca kanë thënë drejtuesit aktual të PD për kuvendin, nuk do të mbahet. Për t'i krijuar lehtësira vetes e kanë quajtur kuvend anti-amerikan. Ne idiot jemi që në kuvendin e PD të marrim në shqyrtim vendimet amerikane. Ne s'kemi asnjë tagër asnjë të drejt që ta bëjmë këtë jo është një mashtrim. Kuvendi do marrë në shqyrtim ndryshimet statusore dhe shpalljen e garës për kryetarin e ri të PD. Një subjekt mbledh kuvendin në dy forma, ose me vendim të kryetarit, kryesisë, ose vetëmblidhet sepse këto organizma mund të mos duan. Ditën që u dorëzuan tek kryetari këshillit kombëtar, Bardhi deklaroi se kjo është farsë, këtu nuk ka 4200 firma. Ai tha që ky është blof ndërkohë që ka të drejtën të shkojë të Plaoka ku janë origjinalet e formularëve. Statuti e ka përcaktuar që mandatet verifikohen nga komisioni i mandateve që ngrihet nga kuvendi. Ky do jetë një proces transparent. Lista e atyre që janë delegatë është përcaktuar në statut", u shpreh Sapho.

Sali Berisha ka thirrur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor dhe dy ditë më parë ka dorëzuar firmat e delegatëve të PD-së në zyrën e kreut të Këshillit Kombëtar, për të cilat pretendon se janë 4200 të tilla. Ditën e sotme Berisha ka publikuar rendin e ditës për Kuvendin Kombëtar, ku pika kryesore është ndryshimi i statutit të partisë. Një tjetër pikë e rendit të ditës është analiza e qëndrimeve dhe akteve të Kryetarit Basha ndaj parimeve themelore e normave të statutit dhe ndaj forumeve të Partisë Demokratike. Megjithatë, për PD-në zyrtare, Lulzim Bashën e Gazment Bardhin, Berisha thjesht po luan 'blofin' dhe se nuk i ka mbledhur as 1/4 e firmave të nevojshme për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:44
Dashnor Sula në 'Pa Protokoll': Situata në PD e trishtë! Në 2007 Sali Berisha donte që Fatos Nano të zgjidhej president, një grup deputetësh e kundërshtoi

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula thotë se situata sot në këtë parti nuk është normale, përkundrazi është e trishtë. Sula tha i ftuar në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv se nëse kanë ndërgjegje kushdo qoftë, Berisha apo Basha duhet të sillen më qetë e në mënyrë demokratike, pasi kjo gjë nuk i shërben të mirës së vendit.

‘Duhet të pranojmë situata nuk është normale, nëse bëjmë një krahasim kemi të bëjmë me një person të sëmurë, që ose kërkon të shërohet ose të marrë injektimin e gabuar. Kjo është fatkeqësi, por nuk prodhojmë politikë siç duhet. Gjykoj se është e trishtë situata ku ndodhemi. Nëse ka ndërgjegje kushdo qoftë, qoftë Berisha qoftë Basha, apeloj për të pasur një sjellje më të qetë e më demokratike., Çfarë tregojmë më këtë dhunë verbale ndaj njëri-tjetrit. E shoh me shumë shqetësim situatën në PD.’- tha Sula.

Duke u ndalur tek djegia e mandateve në vitin 2019, Dashnor Sula tha se Lulzim Basha ka qenë kundër fillimisht dhe sipas tij në vendimet që ka marrë që nga 2013 ka ndikuar ‘presioni’ i Berishës. Sipas Sulës nëse do të kishte një grup më të fuqishëm parlamentar, vendimi i kryetarit ndryshon. Sula ju referuar kohës së zgjedhjes së presidentit në 2007, ku tha se Sali Berisha dhe struktura  e lartë e PD-së, ishte për përzgjedhjen e Fatos Nanos si president. Sula shtoi se nëse nuk do të kishte qenë për kundërshtimin e një grupi të fortë deputetësh, nuk do të ishte zgjedhur Bamir Topi.

‘Të gjithë e dimë se një java para se të digjeshin mandatet Basha ka qenë kundër. Unë jam i bindur të besoj se deri në 2013 dhe deri në shtator 2021, nuk ka qenë vetja. Hija e zotit Berisha ka qenë shumë e rëndë. Basha e ka pasur këtë lloj ‘presioni’ në vendimmarrjet që ka pasur. Po të jetë grupi parlamentar me integritet bëhet më e vështirë për kryetarin. Duhet ta ndalosh. Marrim rastin e vitit 2007 për zgjedhjen e presidentit, s’po them vetëm Berisha vetëm, të gjithë struktura e lartë e PD-së ishte për përzgjedhjen e presidentit të republikës Fatos Nanon. Por ishin një grup deputetësh të fortë në PD që u arrit të zgjidhej presidenti Topi.’- tha Sula.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/11/2021 02:48

    Po mire z.Sula, a e ke vrare mendjen ndonje here se perse Sala donte te vinte president njeriun qe e burgosi vete dikur ? T'a them une pse:Nje njeri i squllet e i korruptuar kontrollohet me lehte.Keshtu eshte perpjekur t'i kontrolloje ngahera kundershtaret dhe rivalet politike,duke perdorur kunder tyre dobesite dhe sekretet e rrezikshme per ta.Kushedi sa e ka qare mungesen e Nanos president,diten qe <<horri i bulevardit>>,Bamir Topi nuk iu bind ne lidhje me masakren e 21 Janarit!

    Përgjigju
  • Jurist: 12/11/2021 23:37

    Qe Basha eshte si Sander mafishja e dine te gjithe , PD ishte e fundit qe e mori vesh. Ja e hoqet Bashen, me Ameriken si do ja beni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Biden kërkon 24 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, Elon Musk: Kjo nuk është mirë

Biden kërkon 24 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën, Elon Musk: Kjo nuk është mirë