Eduard Zaloshnja: Rreth 300 mijë banorë me prejardhje familjare bektashiane në Shqipëri

Eduard Zaloshnja: Rreth 300 mijë banorë me prejardhje familjare bektashiane në Shqipëri

Kryegjyshata Boterore Bektashiane

Kryeministri Rama deklaroi sot, me rastin e 95-vjetorit tëvendosjes së Kryegjyshatës Bektashiane në Tiranë, se asaj do t’i jepet një status i veçantë, i njëjtë me atë të Vatikanit, ndërsa shtoi se komunitetet e tjera fetare nuk kanë arsye të shqetësohen, pasi është trajtim i merituar i një komuniteti që e ka qendrën botërore në Shqipëri.

Por sa banorë të Shqipërisë kanë prejardhje familjare bektashiane?

Plot 12.6% e banorëve të Shqipërisë kanë prejardhje familjare tradicionale bektashiane! Kështu rezultoi nga një studim i thellë statistikor që kreva me shkrimtarin/studiuesin e mirënjohur Bashkim Shehu, të mbështetur nga fondacioni gjerman Konrad-Adenauer-Stiftung ( (studimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar këtu).

Duke ekstrapoluar nga numri i banorëve në Shqipëri, tëllogaritur nga Cens-23 (2.4 milionë banorë), mund të thuhet me afërsi se rreth 300 mijë banorë të Shqipërisë i përkasin tarikatit bektashi, thjesht nga origjina familjare (niveli besimit personal është përgjysëm).

Nuk mund të dihet se sa njerëz në botë kanë prejadhje familijare bektashiane, por në qoftë se aplikojmë përqindjen e këtushme 12.6% për 10 milionë shqiptarët deri në berz të tretë që jetojnë në treva shqiptare dhe përtej tyre, me afërsi të rrumbullakuar, mund të thuhet se të paktën 1 milionë janë me prejardhje bektashiane.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

“Trëndafilin kur ta dhashë”, tradita shqiptare në skenë! Ansambli çel sezonin e ri, këngë e valle nga i gjithë vendi

“Trëndafilin kur ta dhashë”, tradita shqiptare në skenë! Ansambli çel sezonin e ri, këngë e valle nga i gjithë vendi