Eduard Zaloshnja: 2.4 milionë shtetas shqiptarë brenda vendit dhe 2.2 milionë jashtë vendit

Eduard Zaloshnja: 2.4 milionë shtetas shqiptarë brenda vendit dhe 2.2 milionë jashtë vendit

foto ilustruese

Sipas CENS-2023, në fund të shtatorit të vjetshëm ishin me banim stabël këtu rreth 2.4 milionë shtetas shqiptarë. Ndërsa në Regjistrin e Gjendjes Civile figuronin atëherë plot 4.6 milionë shtetas shqiptarë. Domethënë, rreth 2.2 milionë shtetas shqiptarë banonin jashtë vendit.

Duke bërë të njëjtin krahasim nga tetori 2011 (kur u krye CENS-2011), rezulton se ishin me banim stabël këtu rreth 2.8 milionë shtetas shqiptarë. Ndërsa në Regjistrin e Gjendjes Civile figuronin atëherë pothuaj 4.3 milionë shtetas shqiptarë. Domethënë, rreth 1.5 milionë shtetas shqiptarë banonin jashtë vendit.

Duke bërë të njëjtin krahasim nga tetori 2001 (kur u krye CENS-2001), rezulton se ishin me banim stabël këtu rreth 3 milionë shtetas shqiptarë. Ndërsa në Regjistrin e Gjendjes Civile figuronin atëherë pothuaj 4 milionë shtetas shqiptarë. Domethënë, rreth 1 milionë shtetas shqiptarë banonin jashtë vendit.

Duke përmbledhur sa më sipër, konstatohet një kurbë në rritje e shtetasve me banim jashtë Shqipërisë, nga 1 milion më 2001 në 2.2 milionë më 2023 (shihni grafikun më poshtë).

SHËNIM: Numrat janë rrumbullakosur për lehtësi të prezantimit grafik

Në çdo qark kishte në fund të shtatorit më shumë shtetas të regjistruar në Gjendjen Civile se sa ishin banues stabël. Më i theksuar ky fenomen ishte në qarqet Vlorë (vetëm 37.2% banonin stabël në këtë qark), Gjirokastër (42%), Lezhë (43.6%), Shkodër (44.5%), Fier (47.1) e Durrës (48%). Qarqet më të mëdha si për popullsi të regjistruar në gjendjen civile edhe për popullsi banuese janë Tirana dhe Fieri (shihni tabelën më poshtë)

SHËNIM: Numrat e shtetasve të regjistruar në Gjendjen Civile të secilit qar janë rrumbullakosur për lehtësi prezantimi në tabelë

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or tej: 28/06/2024 21:18

    @ Po li: or tej ku e gjete shifren 1.8 ti? Se sot Censi na tregoi qe 2.4 milone banore jane ketu

    Përgjigju
  • Po li: 28/06/2024 17:19

    2.4+2.2 është 4.6 milion?? Sikur popullsia është ulur or tej. 2.2 janë jashtë, 1.8 brenda.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia