Duke hulumtuar të gjitha statistikat futbollistike të publkuara deri më sot për futbollistët e Shqipërisë dhe Polonisë, si dhe ndeshjet e dy vitve të fundit të secilës skuadër, ndërtova një model simulacioni statistikor, për të parashikuar statistikisht sesi mund të mbyllet ndeshja jonë kualifikuese në Poloni.
Nga 10 mijë simulacione të modelit statistikor (ku ndeshja “luhet” 10 mijë herë vetëm për pak sekonda në kompjuter), rezultoi se ne kualifikohemi vetëm në 33% të simulacioneve statistikore (duke përfshirë kohë të mundshme shtesë, e më pas penalltitë).
Kuota 33% nuk është e madhe, por s’duhet të harrojmë se para ndeshjes në Portugali më 2014, probabiliteti i fitores tonë atje ishte vetëm 1%. Dhe me një gjuajtje të vetme në portë, ne realizuam një gol (Balaj), ndërkohë që Portugalia goditi disa herë shtyllat e portës sonë.
Gjithashtu, nuk duhet të harrojmë që para ndeshshjes në Serbi më 2025, probabiliteti i fitores sonë atje ishte vetëm 11%. Por me një perlë të Manajt, ne realizuam gol, ndërkohë që 14 gjuajtjet e Serbisë drejt portës sonë rezultuan krejt të dështuara…
Kush mund ta dijë se çfarë Zoti apo Rastësia (sipas besimit) vendos për t’i rrëzuar ose konfirmuar këto statistika, që ne na japin vetëm 33% shans kualifikimi në Poloni…
Komente









