Eduard Zaloshnja: Mandat i katërt? Varet nga votuesit rishtarë…

Eduard Zaloshnja: Mandat i katërt? Varet nga votuesit rishtarë…

Edi Rama në Asamblenë Kombëtare të PS

Në Asamblenë Kombëtare të PS-së, Rama deklaroi se sfida më e madhe për socialistët është që, gjatë mandatit të tretë, të arrijnë rezultate të tilla në qeverisje, që do ta bënin elektoratin shqiptar ta votonte PS-së edhe për një mandat të katërt.

Ndërkohë që rezultatet e qeverisjes ndikojnë në mënyrën sesi votojnë qytetarët, historia elektorale shqiptare na tregon se PS-ja ka pasur një elektorat tejet të qëndrueshëm në 12 vjetët e fundit. PS-ja dhe partitë satelite të saj (PSD etj. etj.) janë luhatur në intervalin e 740-820 mijë votave në zgjedhjet parlamentare nga 2009-ta e këtej. (Në sondazhet e mija ndërmjet zgjedhjeve është luhatur pothuaj në të njëjtin interval).

Kjo qëndrueshmëri elektorale është regjistruar pavarësisht se janë larguar nga Shqipëria dhe nga kjo botë rreth 100 mijë banorë të rritur çdo katër vjet. Kuptohet që vendin e tyre e kanë zënë pjesërisht rreth 130 mijë të rinj, që kanë mbushur moshën për votim çdo katër vjet. Në rastin e PS-së duket se dardha ka rënë nën dardhë, pasi ajo i ka ruajtur pothuaj stabël votat e veta.

Duke faktorizuar koeficientet e mortalitetit dhe të emigracionit që llogarit INSTAT-i për popullsinë në përgjithësi, i bie që PS-ja të humbasë rreth 50 mijë vota nga vdekjet dhe emigrimi deri më 2025. Ndërkohë 50 mijë të tjera mund ti humbasë nga lodhja e një qeverisje 12-vjeçare.

Burimi kryesor për t’i rikuperuar këto firo do të ishte armata e votuesve rishtarë, që do të kenë mbushur moshën për votim deri më 2025. Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT-it, rreth 160 mijë të rinj, që aktualisht banojnë në Shqipëri, do të kenë mbushur moshën për votim më 2025.

Ky është brezi Tik-Tok, YouTube, Instagram, Fortnight, Netflix, etj., që ndjek shumë pak televizionin, gazetat e portalet, dhe që bezdiset nga bisedat politike të prindërve. Gjë që i ul gjasat që dardha të bjerë nën dardhë për PS-në; si deri më sot…

Nga pikëpamja demografike, duket se beteja elektorale e ardhshme do të përcaktohet nga suksesi që do ketë secila palë për të tërhequr pas katër vjetësh sa më shumë nga rishtarët që sot rrinë gjithë ditën me celularë në duar apo duke luajtur video games në laptop apo TV…

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Legjionarët/ Asllani realizon supergol me Interin në Kupën e Italisë, Mitaj gjen rrugën e rrjetës në ndeshjen miqësore

Legjionarët/ Asllani realizon supergol me Interin në Kupën e Italisë, Mitaj gjen rrugën e rrjetës në ndeshjen miqësore