Eduard Zaloshnja: Nga 1.8 milionë zgjedhës në emigracion, vetëm 240 mijë ndoshta do të votojnë

Eduard Zaloshnja: Nga 1.8 milionë zgjedhës në emigracion, vetëm 240 mijë ndoshta do të votojnë

Në listën paraprake të zgjedhësve janë pothuaj 3.73 milionë shtetas në moshë për votim. Nga këta, rreth 1.93 milionë banojnë në Shqipëri (bazuar në Cens-23 dhe koeficientët e vdekshmërisë, emigracionit dhe mbushjes së moshës 18 vjeç). Pjesa tjetër, rreth 1.8 milionë zgjedhës, banojnë jashtë Shqipërisë.

Qysh nga data 11 janar, kur filloi regjistrimi i emigrantëve në KQZ, janë regjistruar mesatarish 4100 kërkesa në ditë. Në qoftë se kërkesat do të vazhdojnë me këtë ritëm, në fund të periudhës 3-mujore të regjistrimit do të kemi rreth 370 mijë kërkesa.

Ky numër përputhet pak a shumë me ekstrapolimin e përafërt të votuesve nga emigracioni që më rezultoi në sondazhin e fundit që zhvillova për Report TV.  Por teksa mund të ekzistojë dëshira për të votuar nga emigracioni e 370 mijë zgjedhësve, realiteti tregon se janë miratuar vetëm 65% e kërkesava të shqyrtuara nga KQZ deri më sot. Me këtë ritëm miratimi, i bie që të miratohen deri në fund rreth 240 mijë kërkesa. Dhe është logjike të mendohet se ata që do të miratohen nga KQZ do ta dërgojnë votën e tyre me postë.

Po cilën parti do të ndihmojnë më shumë votat nga emigracioni?

Le t’i kthehemi sondazhit të sipërcituar. Nga ekstrapolimi i përafërt i përqindjeve e këtushme të partive në sondazh, rezulton se pothuaj 1.45 milionë zgjedhës të këtushëm janë të gatshëm të votojnë qysh sot – rreth 720 mijë për PS, rreth 460 mijë për PD, rreth 230 mijë për partitë e reja, dhe rreth 40 mijë për partitë e tjera të vogla.

Ndërsa duke ndërthurur shifrën e mësipërme 240 mijë me përqindjet në emigracion të partive në sondazh, rezulton se PS-ja do të merrte sot rreth 130 mijë vota nga emigracioni, PD-ja rreth 70 mijë, partitë e reja rreth 38 mijë, dhe partitë e tjera të vjetra rreth 2 mijë.

Duke mbledhuar votat e këtushme me ato nga emigracioni, PS-ja do të merrte sot rreth 850 mijë vota, PD-ja rreth 530 mijë vota, partitë e reja rreth 268 mijë vota, dhe partitë e tjera të vjetra rreth 42 mijë vota. Pra epërsia e PS-së ndaj PD-së do të rritej prej emigrantëve nga 260 mijë vota epërsi, në 320 mijë vota epërsi.

Me afrimin e zgjedhjeve ndoshta do të shtohet numri i zgjjedhësve të këtushëm që e ndajnë mendjen për të votuar. Gjithashtu mund të rritet edhe ritmi ditor i kërkesave të emigrantëve për t’u regjistruar në KQZ. Sidoqoftë, në këtë fillim të procesit, duket se votat e emigrantëve do të ndihmojnë PS-në që ta rrisë epërsinë e këtushme ndaj rivales së saj kryesore PD.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 18 Janar, 08:40

    A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Juventusi 'merr hak', mposht 2-0 Milanin dhe rigjen fitoren pas një muaji

VIDEO/ Juventusi 'merr hak', mposht 2-0 Milanin dhe rigjen fitoren pas një muaji