Eduard Zaloshnja: Policia e Shtetit ka nevojë urgjente për punonjës, mjete dhe teknologji

Eduard Zaloshnja: Policia e Shtetit ka nevojë urgjente për punonjës, mjete dhe teknologji

Policë

Krahasuar me vitin 2019 (viti para pandemisë) janë dyfishuar hyrjet e personave me pasaporta të huaja në Shqipëri dhe pothuaj janë dyfishuar hyrjet automjeteve me targa të huaja. Ndërkohë janë shtuar pothuaj 30% automjetet në qarkullim me targa shqiptare.

Po numri i punonjësve të Policisë së Shteti sa është rritur gjatë kësaj periudhe? Pothuaj zero! Po numri i motoçikletave dhe automjeteve të policisë sa është rritur? Pothuaj zero! Po numri i aparaturave teknologjike monitoruese-parandaluese të policisë sa është rritur? Pothuaj zero!

Pra, Policisë së Shtetit i duhet të përballojë një fluks shumë më të madh pune, me të njëjtin numër punonjësis, mejtesh dhe aparaturash teknologjike. Dhe ky problem bëhet shumë i mprehtë për të, sidomos gjatë sezonit veror.

Deri më sot, ky problem është zgjidhur me arrnime të tipit “punë jashtë orarit për gjithë policinë gjatë muajve të verës”. Por ky është një problem që do një zgjidhje afatgjatë.

Teksa pritet që, nga viti në vit, të rritet numri i hyrjeve të personave me pasaporta të huaja në Shqipëri, numri i hyrjet të automjeteve me targa të huaja, dhe numri i automjeteve në qarkullim me targa shqiptare, duhet planifikuar sa më shpejt rritja e numrit të punonjësve të policisë, si dhe të mjeteve dhe aparaturave në dispozicion të tyre.

Në fakt, nga viti në vit, deri më sot, është ulur numri i vdekjeve nga krimet dhe aksidentet rrugore. Por kjo ulje është realizuar me një polici të mbingarkuar deri në mbilodhje. Është koha të mendohet seriozisht për rritjen e trupës policore dhe për pajisjen e saj me më shumë mjete dhe teknologji.

SHËNIM: Si një masë tranzitore për muajt e verës, mund të konsiderohet edhe përfshirja e disa forcave të ushtrisë në ndihmë të patrullave të policisë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Polici gazetar: 17/08/2024 16:39

    O Eduart ti menjëherë je bërë meso burë?Si shumë e ke zgjidhur fjalë kryqin?A ka ndonjë mënyrë tjetër përveç shtimit të forcave e mjeteve?Këthehu njëherë por fortë si në kohët e më përparme, te familja,shoqëria dhe zbatimi i LIGJIT. RESPEKT.Nj këshillë mbaj një drejtim(DYME).

    Përgjigju
  • kanani: 17/08/2024 15:41

    ceta ka nevoje per ushqim,,veshmbathje dhe pare....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Detajet nga vrasja në dasmën në Kosovë/ 89-vjeçari i vrarë i afërm i Osmanit, media: Dyshohet për pedofili! Presidentja: Sulm politik, unë dhe burri s’kemi lidhje me ngjarjen

Detajet nga vrasja në dasmën në Kosovë/ 89-vjeçari i vrarë i afërm i Osmanit, media: Dyshohet për pedofili! Presidentja: Sulm politik, unë dhe burri s’kemi lidhje me ngjarjen