Kohët e fundit është konstatuar një korelacion i fortë statistikor mes çmimeve të naftës, çmimeve të aksioneve në bursat financiare dhe kuotave në sondazhe të Presidentit Trump. Kuptohet që mund të ketë edhe faktorë anësorë që mund të ndikojnë në këtë korelacin statistikor, por ky i fundit është aq i fortë, sa nuk mund të neglizhohet statistikisht.

Kështu, siç ilustrohet në grafikun e mëposhtëm, çmimi ndërkombëtar Brent i naftës bruto është rritur 40.3% muajin e fundit (sulmet ndaj Iranit filluan para një muaji).

Siç ilustrohet në grafikun e mëposhtëm, indeksi S&P 500 (që përmbledh aksionet e 500 kompanive më të mëdha botërore), ka rënë 7.5% muajin e fundit (sulmet ndaj Iranit filluan para një muaji).

Siç ilustrohet në grafikun e mëposhtëm, mesatarja e përqindjes së aprovimit për Presidentit Trump në sondazhet amerikane të opinionit (llogaritur nga RealClearPolitics) ka rënë në nivelin 41%, ndërkohë që niveli i mosaprovimit është ngjitur deri në 57%. Dhe këtë goditje të fortë në sondazhe Presidenti Trump e ka pësuar sidomos muajin e fundit (sulmet ndaj Iranit filluan para një muaji).