Eduard Zaloshnja: Tavani elektoral i Berishës, i PD-së, dhe i partive të reja deri më sot

Eduard Zaloshnja: Tavani elektoral i Berishës, i PD-së, dhe i partive të reja deri më sot

Selia PD

Pikërisht kur Basha shpalli vendimin e tij “sovran” për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së, më rastisi të drejtoj një sondazh rigoroz në terrenin e gjithë vendit (shtator 2021). Nga sondazhi më rezultoi se pothuaj gjysma e atyre që kishin votuar për PD-në në zgjedhjet parlamentare të atij viti simpatizonin Bashën, dhe po aq Berishën (vetëm 7% e votuesve të PD-së nuk simpatizonin asnjërin prej të dyve).

Para zgjedhjeve të pjesshme lokale në gjashtë bashki, në pranverën e vitit 2022, zhvillova një sondazh ku më rezultoi se kandidatët e Berishës ishin kudo më lart se kandidatët e Bashës. Madje në Shkodër, kandidati i Berishës ishte edhe më lart se kandidatja e Ramës. Dhe rezultatet e zgjedhjeve konfirmuan gjetjet e sondazhit tim parazgjedhor – Berisha e dërrmoi Bashën në të gjshta bashkitë ku u zhvilluan zgjedhje të pjesshme lokale.

Fast-forward: Në zgjedhjet e përgjithshme lokale më 2023, kandidatët për kryebashkiakë të Berishës fituan vetëm 7 bashki, ndërsa të Bashës asnjë. Ndërkohë, kandidatët e Ramës fituan plot 54 bashki. Sipas thënies së një mikut tim, Shqipëria u shndërrua në një Edvinistan

Tani që historia e sfidës së Bashës ndaj Berishës është mbyllur, këtij të fundit i është shfaqur një sfidë e re në opozitë – nga partitë e reja. Adriatik Lapaj, Agron Shehaj, Endrit Shabani, Arlind Qorri etj. udhëheqin parti të reja, që në sondazhin e fundit që zhvillova për Report TV rezultonin me 14% të votave të të vendosurve për të votuar qysh sot.

Në situatën aktuale, Berisha ka shkuar deri tek 30% e atyre që janë të prirur për të votuar, ndërsa PD-ja merr 32% të votave të atyre që janë të vendosur të votjnë qysh sot (dmth, karroca shtyn kalin). Nga ana tjetër, Rama ka përkrahjen e 50.1% të atyre që janë të prirur për të votuar, ndërsa PS-ja merr 49.5% të votave të atyre që janë të vendosur të votjnë qysh sot (dmth, kali tërheq karrocën). Mes tyre janë partitë e reja, që mbetet të shihet nëse do ta tërheqin karrocën e tyre deri në fund…

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, Kevin Hajrulla u qëllua nga disa plumba në bark, ndodhet në gjendje të rëndë! Flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas

Atentati në Vlorë, Kevin Hajrulla u qëllua nga disa plumba në bark, ndodhet në gjendje të rëndë! Flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas