'Doli kundër rezolutës që shkroi vetë për Berishën non grata', Edvin Kulluri: Tre shkeljet e rënda në statut që sollën përjashtimin e Bardhit nga PD

Kryesia e Partisë Demokratike e mbledhur mbrëmjen së hënës (9 tetor) nën drejtimin e kryetarit Lulzim Basha ka përjashtuar nga partia Gazment Bardhin, ish Sekretar i Përgjigjshëm. Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri i ftuar në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj u shpreh se Bardhi ka mbajtur qëndrime që cënojnë nga ana proceduriale veprimtarinë e PD. Ai ka renditur tre arsyet se përse ai është përjashtuar nga partia.

“Situata është po e njëjta që nga vendjimi paraardhës për largimin nga strukturat e partisë ose nga anëtarësia e tetë deputetëve që kanë mbajtur qëndrimi\e duke u atashuar pranë një subjekti tjetër joligjor sepse Rithemelimi nuk ka status ligjor sipas kërkesave të ligjit për partitë politike të cilat regjistrohen në gjykatën e Tiranës.  Zoti Bardhi ashtu si disa deputetë të tjerë në vijimësi ka mbajtur qëndrime që cënojnë nga ana proceduriale veprimtarinë e PD. Nuk po flasim se janë përjashtuar se mendojnë ndryshe.

Ka bërë tre shkelje që janë të rënda në kundërshtim me statutin. E fundit ishte kërkesa për të çuar Oerd Bylykbashin si përfaqësues të PD si bashkëkryetar të komisionit të Reformës Zgjedhore. Bylykbashi ndërkohë është nënkryetari i Rithemelimit. Ka mbajtur mbledhje të këshillit kombëtar jashtë kompetencave të tij statutore. S'e di askush kush e bëri mbledhjen online, si u bë… Duhet ti therriste në një sallë.  Mbledhje e këshuillit kombëtar me vetëdeklarim me një telefon në dorë hera e parë që dëgjoj. Është shkelje e kompetencave që ka sekretari i Përgjithshëm që në atë kohë ka qenë ende.

Së treti vazhdon të ndërmarrë veprime që nuk janë në përputhje me një vendim madhor që ka marrë PD në datën 18 dhjetor ku Bardhi është shkrues i rezolutës për Berishën për tu larguar nga PD i shpallur non grata. Ai është një nga negociatorët, ka qenë mbrojtës konsistent në të drejtën e tij për këtë çështje. Kur ti shkel një akt politik siç është rezoluta. Ka kundërshtuar veten. Bardhi është përjashtuar pas një debate gati dy orë.”

Sipas vendimit të kryesisë thuhet se Gazment Bardhi po ndjek axhendë personale në bashkëpunim me personat non grata. Por vetë Gazment Bardhi ka deklaruar se nuk e njeh Kryesinë e re të Partisë Demokratike. Ndërkaq në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së më 2 shtator, ku u miratuan ndryshimet në statutin e PD-së, Lulzim Basha largoi nga posti i kreut të grupit parlamentar Gazment Bardhin. 

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 11/10/2023 11:42

    E MOJ <ZONJA> GAZMENDA KUJTON SE DI SHUME , POR NE FAKT NUK DI ASGJE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare