Edward Snowden: Facebook, Google dhe shërbimet sekrete na përgjojnë të gjithëve përmes celularit

Edward Snowden: Facebook, Google dhe shërbimet sekrete na përgjojnë të gjithëve përmes celularit

Gjashtë vjet më parë, Edward Snowden bëri publike aktivitetet përgjuese të Agjencisë Amerikane të Sigurisë dhe kontrollin e gjerë të Internetit nga shërbimet e fshehta perëndimore, tani ai paralajmëron se lëvizjet demokratike si ajo e Hong Kongut mund të mbyten që në embrion nga aparatet e përgjimit.

Paralajmërim për Trump, Johnson dhe AfD

Në një intervistë dhënë revistës gjermane, "Der Spiegel", 36-vjeçari tërheq vëmendjen që ardhjet në fuqi të politikanëve të tillë, si presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, apo i partisë "Alternativa për Gjermaninë", të mos shihen vetëm si një devijim i përkohshëm. Politikanë dhe sipërmarrës nga shumë vende e kanë kuptuar se si mund t'i shfrytëzojnë teknologjitë informative për të pasur një ndikim të një lloji tjetër, mbi botën.

Snowden tha gjithashtu, se zhvillimet teknike në rrjet janë një rrezik për çdo njeri. "Në një botë ku gjithçka mbahet në mbikëqyrje e ku çdo kundërvajtje dënohet, i bie që të gjithë të jenë kriminelë."

Snowden ka bërë thirrje që t'i jepet fund grumbullimit masiv të të dhënave. Kjo nuk vlen vetëm për shërbimet e fshehta, por edhe për koncerne si Facebook dhe Google. Si hap i parë duhet që çdo përdorues celulari t'i bëhet e qartë se ndiqet hap pas hapi, tha Snowden për Der Spiegel. "Nëse askush nuk do të zhvillojë një alternativë, atëherë do ta bëj unë vetë".

Azil në Gjermani

Nëse Gjermania do të më pranonte si azilkërkues, ky nuk do të  quhej më një akt armik kundër SHBA--ve", tha Snowden për të përditshmen "Die Welt"  (Edicioni i së Shtunës). Këtë mund ta shohë kushdo që e "shikon historinë në mënyrë objektive". Gjermania ka marrëdhënie të mira dhe miqësore me SHBA.

Qeveria amerikane e akuzon Snowden-in për tradhti. Mbrojtësit e tij e shohin atë si një mbrojtës të intimitetit dhe i konsiderojnë zbulimet e tij të ligjshme. Snowden akuzoi Gjermaninë dhe Francën se deri tani nuk kanë bërë asgjë për çështjen e tij.

Ish-punonjësi i shërbimit të fshehtë amerikan, në vitin 2013, bëri publike aktivitetet përgjuese të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë në SHBA, NSA, dhe të agjencisë homologe britanike, GCHQ. Prej pesë vitesh ai ndodhet si azilant në Moskë. Në Gjermani së shpejti (17 shtator 2019) do të dalë në treg autobiografia e tij, e cila është përkthyer edhe në gjermanisht, me titull: "Permanent record – Meine Geshichte" (Regjistrim i përhershëm – Historia ime).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën