Jaguar Land Rover ka paralajmëruar se një marrëveshje "e keqe" e Brexit do të kërcënonte planin e investimeve për Britaninë e Madhe me 80 miliardë dollarë dhe mund ta detyrojë atë të mbyllë fabrikat.
Prodhuesi më i madh i makinave në Mbretërinë e Bashkuar, në pronësi edhe të Tata Motors të Indisë, tha se zemra dhe shpirti i kompanisë është në Mbretërinë e Bashkuar por se me Brexit mund të ishin në rrezik. Por për shkak të Brexit mund të detyrohet që kompaninë ta rihapë në Sllovaki.
Një marrëveshje e keqe Brexit do t'i kushtonte Jaguar Land Rover më shumë se £1.2 miliard fitim çdo vit. Si rezultat, ne do të duhej të përshtasim në mënyrë drastike profilin tonë të shpenzimeve. Ne kemi shpenzuar rreth £ 50 miliard në Britani të Madhe në pesë vitet e fundit - me planet për 80 miliardë më shumë në pesë vitet e ardhshme.
Ralf Speth, shef ekzekutiv