Xhenart Laloti, një 21-vjeçar që drejtonte një automjet ku pasagjer kishte një shpërndarës të lëndevë narkotike, përplasi qëllimisht me makinë dy efektivë të policisë të cilët tentuan t’i ndalonin në aksin rrugor Korçë-Pogradec, duke i lënë të plagosur.

Punonjësit e policisë, pikasën të dyshuarin 19-vjeçarin, Vangjel Dushku, duke shitur drogë,  dhe iu vunë në ndjekje automjeti ku ai hipi pasagjer.

Drejtesi i makinës, Xhenart Laloti, për t’i shpëtuar kapjes, goditi automjetin me të cilin udhëtonin dy punonjësit e Policisë

Me gjithë përpjekjen e tyre për t’u arratisur, njëri prej policëve, i lënduar me lehtë nga përplasja me makinë, arriti t’i arrestojë të dy.

Në kërkim u shpall një 27-vjeçar, pronar i një lokali në fshatin Lumalas ku u zbulua lëndë narkotike dhe lojëra fati. Edhe pasagjeri në makinën që goditi efektivët, punonte kamerier në lokalin e tij.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, vizitoi në Spitalin e Traumës punonjësin e Policisë i cili është ende në kujdesin e bluzave të bardha, ku njoftoi se për përgjegjësinë dhe profesionalizmin e treguar, do të ketë një shpërblim financiar. 

P.J/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Maj, 09:19

    Shqipëria nis mbylljen e kapitujve për anëtarësim, a do realizohet objektivi BE 2030?